Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

Per chi si reca in Italia

 

Per chi si reca in Italia

 

VIS

From September 25th, 2014 the Visa Office of the Italian Consulate General will start working with the VIS.

 

Në link-un në vazhdim VIZAT PER TE HYRE NE ITALI janë në dispozicion informazione lidhur me modalitetet dhe dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar vizë hyrse në Itali.


Orari i hapjes për publikun dhe modalitetet e prenotimit të takimit.

Sporteli vizave pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme është i hapur për publikun nga e hëna në të premte, nga ora 08.45 deri në orën 12.00, vetëm nëpërmjet takimeve. NUK është i nevojshëm prenotimi i takimit për të gjithë ata që paraqesin kërkesën për vizë për kurë mjeksore: ata mund të paraqiten drejtpërsëdrejti në sportelin e vizave të kësaj Konsullate të Përgjithshme në oraret e treguar më sipër, të hapur për publikun.

Për shërbimet konsullore për legalizimet dhe vizat është operativ sistemi FALAS i prenotimeve nëpërmjet internetit, i prenotimeve për takimet. Për të hyrë në shërbimin e prenotimeve "on line" duhet të klikoni mbi etiketën "Prenoto takimin" në seksionin "Në linjë me të interesuarin" në pjesën sipër.


Rregulla të përgjithshme

· merren në shqyrtim kërkesat për vizë të titullarve të pasaportave të lëshuara në Qarkun konsullor që mbulon kjo Konsullatë e Përgjithshme.

· Shërbimet konsullore kryhen duke u bazuar në parimet e barazisë, drejtësisë, efektivitetit dhe transparencës. Çdo lloj ndërhyrje që mund të Kryhet jashtë zyrave të kësaj Konsullate të Përgjithshme është e paligjshme dhe duhet të denoncohet te Autoritetet kompetente.


Kontakte

Zyra e Vizave:
visti.convalo@esteri.it



Në vazhdim paraqiten informacione të përgjithme mbi hyrjen në Itali.


VIZA TE PERIUDHAVE TE SHKURTERA

Pas heqjes së vizave (8 nëntor 2010), qytetarët shqiptar kanë të drejtë të qarkullojnë lirisht në zonën Schengen për një periudhë të pergjithshme jo më të madhe se 90 ditë në një gjashtmujor për motivet e poshtëshënuara: turizëm – biznes – studim – garë sportive – mision. Qytetarët shqiptar në zotërim të pasaportave të reja biometrike, të vlefshme, munden kështu, të hyjnë e të dalin lirisht në territorin Schengen me një periudhë qëndrimi maksimumi 90 (nëntëdhjetë) ditë çdo gjashtmuaj që llogariten duke mbledhur të gjitha ditët e qëndrimit në territorin Schengen, qoftë edhe të pandërprera; gjashtmujori fillon nga momenti i hyrjes së parë ne territorin Schengen.

KUJDES:

- pasaporta biometrike duhet duhet të jetë e vlefshme për të paktën  3 muaj pas datës së parashikuar për daljen nga Vendet Schengen dhe e lëshuar jo më shumë se 10 vjet më parë.



- Shtetasi shqiptar që qëndron në territorin Schengen më shumë se periudha e lejuar (më shumë se 90 ditë në gjashtmuaj), mund të përjashtohet (e për pasojë ta ketë të ndaluar rihyrjen).

- Shërbimet e Policisë të Vendeve të zonës Schengen ruajnë gjithmonë të drejtën të kryejn kontrolle, dhe cilido qytetar shqiptar duhet të tregojë, nëse kërkohet, shkakun dhe kushtet e qëndrimit të tij (nëpërmjet p.sh prenotimeve në hotel dhe/ose biletës së kthimit) dhe zotërimin e mjeteve finanziare të mjaftueshme sipas natyrës, kohëzgjatjes së qëndrimit dhe për kthimin në Vendin e origjinës. Vendimin përfundimtar për lejimin e hyrjes së qytetarëve të huaj në zonën Schengen ngelet gjithmonë në kompetencën e Policisë Kufitare, që mund të kthejë qytetarin e huaj (të cdo shteti) që nuk është në gjendje të demostrojë sa më sipër.


VIZAT AFATGJATE (VIZAT KOMBETARE OSE ATO TE TIPIT D)

Ngelet e pandryshuar normativa që i përket vizave me afat të gjatë (vizat kombëtare ose ndryshe ato të tipit D). Viza për hyrjen në Itali, pra, është e nevojshme për tipet e mëposhtme të vizave:

- vizë për studime universitare;
- vizë për studim/kurs dhe studim/formim profesional për periudha më të mëdha se 90 ditë;
- vizë për punë;
- vizë për bashkim familjar;
- vizë për kurë mjeksore.

Duke klikuar në link-un përkatë të mëposhtëm, është e mundshme, për cdo tip vize, të shihet një listë e dokumentacionit të nevojshëm për të paraqitur kërkesën për vizë:

- Vizë për kurë mjeksore;
- Vizë për bashkim familjar me qytetar shqiptar me banim të rregullt në Itali;
- Vizë për studim;
- Vizë për studim universitar;
- Vizë për punë.



SISTEMI I PAGESES TE SHERBIMEVE QE OFRON KONSULLATA

Të interesuarit duhet të kryejn pagesën e shumës për vizën hyrëse në bazë të shumës së treguar në faturën së tërhequr në sportelin e vizave të kësaj Konsullate të Përgjithshme në momentin e paraqitjes së kërkesës.

I interesuari, në momentin e paraqitjes së dokumentacionit pranë zyrës ëvizave merr nga personeli i ngarkuar udhëzimet për shumën që duhet të paguajë, kjo shumë duhet të derdhet pranë Bankës Intesa SanPaolo në Vlore, brenda orës 12.00 të së njëjtës ditë të paraqitjes në Konsullatën e Përgjithshme.


SISTEMI I DOREZIMIT TE PASAPORTAVE DHE DOKUMENTEVE


Në bazë të një marrëveshjeje me agjensinë postare "Union Ekspres", sikurse dhe zyrat konsullore të Tiranës dhe Shkodrës, edhe të interesuarit e Konsullatës së Pergjithshme të Italisë në Vlorë mund të zgjedhin të tërheqin lehtësisht pranë njërës prej zyrave të kësaj agjensie, dokumentet dhe/ose pasaportat e dorëzuara pranë Selisë në momentin e paraqitjes të kërkesës për vizë.

Me pagimin e një shume prej 300 lekë për tërheqjen në Vlore, ose 480 lekë për tërheqjen jashtë Vlorës, të interesuarit do të mund të tërheqin dokumentet dhe/ose pasaportat e tyre, me përfitime të dukshme në lehtësime dhe efektshmëri.


43