DEKLARATA E VLEFSHMËRISË
“Deklarata e Vlefshmërisë” është një dokument që vërteton vlerën e një titulli studimi apo profesional të përfunduar në një sistem arsimor të ndryshëm nga ai italian. Ky dokument redaktohet në gjuhën italiane dhe lëshohet nga Përfaqësitë Diplomatike italiane jashtë vendit (Ambasada/Konsullata), sipas kompetencës territoriale.
Kriteret për të kërkuar Deklaratën e Vlefshmërisë
Deklarata e Vlefshmërisë duhet kërkuar pranë Sportelit të kësaj Zyre Konsullore, drejtpërdrejt nga i interesuari, i cili, mbasi të ketë lënë takim me prenotim online:
1.Këtë kërkesë të plotësuar në çdo pjesë, duke shënuar, në rast nevoje, emrin dhe numrin e telefonit të personit që mund të tërheqë dokumentacionin e tij/saj. Për këtë arsye, ju lutemi të bashkëlidhni fotokopjen e një dokumenti identifikimi të të autorizuarit të mundshëm.
Nëse i interesuari nuk është i pranishëm në territorin shqiptar dhe kështu nuk mund të paraqitet personalisht pranë sportelit, duhet të plotësojë vetë kërkesën e mësipërme në çdo pjesë. Kërkesa origjinale, bashkë me një fotokopje të një dokumenti identifikimi të vlefshëm të të interesuarit (ku rezulton firma e tij/saj), duhet t’i dërgohet personit të autorizuar për t’u paraqitur në sportel.
2. Një çertifikatë lindjeje (e të interesuarit) të lëshuar 6 muajt e fundit (modeli shumëgjuhësh).
3. Titulli i studimit ose profesional për të cilin kërkohet Deklarat e Vlefshmërisë
a. Diplomë e Maturës ose e Shkollës 8/9-vjeçare:
Diploma origjinale (ose në kopje të njësuar me origjinalin) me Listën e Notave apo Vërtetim zëvendësues me Listën e Notave.
b. Diplomë Universitare dhe/ose Vërtetime Specializimi pas-Universitare
- Diplomë Universitare në kopje të njësuar me origjinalin me Listën e Notave dhe mundësisht Suplementin e Diplomës (Diploma Supplement).
- Vërtetim Specializimi në kopje të njësuar me origjinalin me notën/vlerësimin përfundimtar.
Që të lëshohet Deklarata e Vlefshmërisë është e nevojshme që titujt e mësipërm (pika 3), të përmbajnë të dhënat e plota (datëlindje dhe vendlindje).
Nëse kjo nuk është e mundur duhet paraqitur një deklaratë/vërtetim, hartuar nga zyra kompetente që ka lëshuar dokumentin, ku të paraqiten në mënyrë të saktë të dhënat e plota.
Për të kërkuar Deklaratën e Vlefshmërisë për njohje të profesionit me qëllim ushtrimin e profesioneve të rregulluara (Direktivat komunitare dhe DPR n. 394, datë 31/08/1999. Rregullorja e zbatimit të T.V. n. 286, datë 25/07/1998), përveç dokumenteve të mësipërm, është e nevojshme të paraqiten edhe lejet e ushtrimit të profesionit.
* Çdo dokument, qoftë në origjinal apo kopje të njësuar me origjinalin, duhet të ketë dy vula Apostille të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë: në titullin e studimit ose lejen e ushtrimit të profesionit, për të cilën/t kërkohet Deklarata e Vlefshmërisë, si dhe në përkthimin e miratuar në gjuhën italiane.
V.O.
1 – Përkthimi duhet bërë nga një përkthyes i miratuar, firma e të cilit është e depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi i miratuar do të vendosë në përkthim këtë deklaratë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe është kryer nga “Emër Mbiemër”, përkthyes i miratuar nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë”. Vendoset firma dhe vula e përkthyesit të miratuar.
2 – Një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e firmës dhe njohjen ligjore të përkthyesit të miratuar në bazë nenit 65 të Ligjit N. 7829, datë 01/06/1994;
3 – Si në dokument, ashtu edhe në përkthimin e kryer si më sipër, do të vendoset vula Apostille nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Dokumentacioni duhet shoqëruar me një fotokopje të plotë të të gjithë materialit që duhet dorëzuar, përfshirë faqet e vulosura. Fotokopjet duhet të jenë të lexueshme dhe plotësisht në përputhje me të gjithë dokumentacionin e dorëzuar. Në rast ndryshimesh dhe gabimesh në fotokopje, Deklarata e Vlefshmërisë në vend nuk do të mund të lëshohet.
Në rast se Deklarata e Vlefshmërisë kërkohet për arsye studimi:
a- vazhdim studimesh shkollore e universitare;
b- regjistrim pranë universiteteve italiane;
c- njohje e një diplome universitare me qëllim vazhdimin e studimeve pasuniversitare (master, doktoraturë, etj.);
d- njohje diplome
dokumentacioni duhet shoqëruar edhe nga dokument/e që vërtetojnë këtë arsye, në mënyrë që të kryhet falas (psh. regjistrim me kusht pranë institucionit shkollor/universitar; regjistrim/faturë pagese për regjistrim dhe/ose kësti i parë).
Në rast se Deklarata e Vlefshmërisë kërkohet për arsye pune, lëshimi i saj bëhet kundrejt pagesës së detyrimeve konsullore.
Për lëshimin e Deklaratës së Vlefshmërisë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë mund të shfrytëzojë 60 ditët e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky afat do të pezullohet nëse kjo Zyrë e sheh të nevojshme të kryejë verifikime pranë autoriteteve vendore kompetente. Kërkuesi do të njoftohet për këtë pezullim.
Njohja e profesioneve të huaja
Në Itali, profesionet ndahen në dy kategori:
Profesione “jo të rregulluara” me ligj; profesione “të rregulluara” me ligj.
Profesionet Jo të rregulluara: janë ata që mund të ushtrohen pa patur nevojën e zotërimit të një titulli të caktuar studimi. Bëhet fjalë për profesione të hapura pa dallim, qoftë për zotëruesit e titujve të studimit italian apo të huaj. Janë ata të publicitetit, komunikimit, të sektorëve të ndryshëm artistik e muzikorë (p.sh. mobilues, aktor, balerin/ë, këngëtar, kompozitor, dirigjent, muzikant (instrumentist), dekorues, dizenjator, stilist mode, piktor, regjisor, skenograf, skulptor, etj.), të ndërmjetësimit gjuhësor (përkthyes), të marketingut dhe shumë të tjera. Kush synon të ushtrojë një profesion jo të rregulluar dhe zotëron një titull studimi të huaj, nuk ka nevojë të bëjë njohjen ligjore apo formale që të mund të hyjë në tregun e punës në Itali. Kualifikimit të marrë jashtë Italisë mund t’i duhet t’i bashkëlidhë Diplomën, Deklaratën e Vlefshmërisë ose një dokument tjetër që mund të përshkruajë karakteristikat e titullit të huaj.
Profesionet e rregulluara: janë ata profesione, ushtrimin i të cilëve rregullohet nga legjislacioni kombëtar italian: ligji përcakton titullin e domosdoshëm të studimit dhe kushtet e mëtejshme të përgatitjes për ushtrimin e profesionit (p.sh. praktikë profesionale dhe/ose Provim i Shtetit për ushtrimin e profesionit) dhe normat e etikës profesionale. Ushtrimi i këtyre profesioneve është i rregulluar me ligj dhe u lejohet