Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

Argirocastro

 

Argirocastro



AKTIVITETE TË KONSULLATËS HONORARE TË ITALISË NË GJIROKASTRËS

  • 6 mars 2014 – Gjirokastër
    Në datën 6 mars Konsulli Onorar Teodor Bilushi priti dhe shoqëroi në Gjirokastër një delegacion të Bashkisë Minervino e Leces të ftuar nga Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime.
    Gjatë takimit Kryetari Bime foli mbi rëndësinë e lidhjes historike mes Italisë dhe Shqiperisë, mbi bashkëpunimet me institucionet italiane dhe theksoi vijueshmërinë e marrëdhënieve me Bashkinë e Minervino-s.
    Kryetari i Bashkisë së Minervino-s prezantoi programin mbi energjinë alternative, i realizuar prej disa vitesh nga kjo Bashki.
    Pas takimit, delegazioni italian zhvilloi një vizitë në Qëndrën historike dhe në Kalanë e qytetit.
    takim me Bashkine e Minervino

  • 29 mars 2014 – Gjirokastër
    - Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Zyrën e Kooperimit Shkollor pranë Ambasadës italiane në Tiranë dhe me Konsullatën Honorare të Italisë në Gjirokastër organizzi laboratorin “Gjuha italiane nëpërmjet përrallave”.
    Laboratori u zhvillua në datat 27-29 mars dhe përfshiu nxënësit e klasave të pesta të Programit Illiria të Shkollës “Koto Hoxhi”, të cilët ditën e fundit realizuan një shfaqje teatrale nën drejtimin e specialistit Antonio Errico, edukator i mësimdhënies së gjuhës italiane nëpërmjt përrallave, rrëfenjave e vjershave, në bashkëpunim me mësuesen e gjuhës italiane të shkollës.
    Në shfaqje morrën pjesë Konsulli Honorar Teodor Bilushi, Drejtoresha e Zyrës së Kooperimit Shkollor Monica Gozzini, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Gjirokastër Lindita Rova, Drejtori i Shkollës Prof. Vezim Mamo si dhe prindër e nxënës të shkollës.

    Italiano in favole


    - Në datën 28 mars Drejtoresha e Zyrës së Kooperimit Shkollor Dott.ssa Monica Gozzini, e shoqëruar nga Konsulli Honorar Teodor Bilushi, u takua me Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Lindita Rova.
    Gjatë takimit u vlerësuan pozitivisht programet e studimit të gjuhës italiane që ndiqen nga shkollat e Gjirokastës.
    takim me dar gjirokaster

    - Drejtoresha e Zyrës së Kooperimit Shkollor Dott.ssa Monica Gozzini dhe Konsulli Honorar Teodor Bilushi vizituan shkollën jo publike “Giuseppe Gras”, të drejtuar nga murgeshat katolike “Figlie di Cristo Re”.

  • 18 prill 2013 - Takim me ilustratorin italian Alessandro Baronciani.

    Nxënësit e Seksioneve Europiane të shkollave "Koto Hoxhi" e "Urani Rumbo" takuan ilustratorin e njohur italian Alessandro Baronciani.
    Aktiviteti u organizua nga Instituti Italian i Kultures dhe nga Zyra e Arsimit e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe Konsullatën Honorare të Italisë në Gjirokastër.
    Në këtë iniciativë morën pjesë Konsulli Honorar i Italisë n Gjirokastër Teodor Bilushi, Drejtorët e Shkollave, Lektoret Angela Hallerbach dhe Emanuela Sartorelli si dhe mësueset e italishtes së këtyre Seksioneve.
    Baronciani u shpjegoi nxënësve si lind dhe si krijohet një histori me ilustrime dhe se si "graphic novel" është shndërruar nga vala e re krijuese dhe nga interesi i fortë i tregut.

    Baronciani_argirocastro

    Baronciani_argirocastro

  • Macerata

Konsulli Honorar i Italisë Teodor Bilushi dhe Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Gëzim Sala morën pjesë në përurimin e Vitit Akademik 2012-2013 të Universitetit të Macerata-s.
Takimi zyrtar me Rektorin e Universitetit të Macerata-s Luigi Lacchè shërbeu për të konfirmuar vullnetin për të vijuar më tej bashkëpunimin e frytshëm shkencor dhe kulturor mes dy universiteteve.

innaugurazioneAA2012 2013 Macerata

innaugurazioneAA2012 2013 Macerata


  • Përmet 29 janar 2013
    Në datën 29 janar në ambjentet e Qëndrën Kulturore Multimediale të Permetit u përurua ekspozita fotografike - dokumentare "Portrete dhe peisazhe të Shqipërisë - Vshtrim i gjeografëve dhe udhëtarëve italianë mes viteve Tetëqind dhe Nëntëqind" nga arkiva e Shoqërisë së Gjeografëve Italianë.
    Të pranishëm ishin Konsulli Honorar i Italisë Teodor Bilushi, Kryetari i Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe, Drejtori i Cesvi-t, Drejtori i Zyrës Arsimore, Drejtuesi i Gjykatës, Drejtori i Komisariati te Policisë, intelektualë, studentë, miq të Italisë, etj.
    Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 shkurt 2013.

    Permet_ekspozita


    Permet_ekspozita


  • Në datën 23 janar 2013, në ambjentet e Universitetit "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, Konsullata Honorare e Italisë në Gjirokastër përuroi Ekspozitën "Portrete dhe peisazhe të Shqiperisë, Vështrim i gjeografëve dhe udhëtarëve italianë mes viteve Tetëqind dhe Nëntëqind, nga arkivi fotografik i Shoqërisë së Gjeografëve Italianë" .
    Të pranishëm, përveç Rektorit dhe Drejtuesit të Zyrës për Kulturën në Bashkinë e Gjirokastrës, ishin edhe profesorë, studiues, gazetarë, miqtë e Italisë, studentë, etj.
    Me shumë interes u ndoq dhe projektimi i dokumentarit "Shqiperia. Vendi përballë".

    Mostra Argirocastro

    Mostra Argirocastro

  • Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Konsulli i Nderit Teodor Bilushi ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Institucionet lokale Bashkia, Prefektura, Universiteti dhe Drejtoria Arsimore.

      ekspozite


  • 15 nëntor 2012 - Përvjetori i parë i çeljes së Konsullatës Honorare

    Konsulli i Nderit Teodor Bilushi në bashkëpunim me Tv dhe Radiot lokale ka organizuar emisione televizive të veçanta ku është folur mbi gjithë aktivitetet e zhvilluara nga Konsullata Honorare gjatë këtij viti të parë.

    Tv_Alpo

  • 10 maj 2012 - Konsulli Honorar i Italisë në Gjirokastër, me rastin e " Ditës së Drejtësisë", takoi në ambientet e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës dr. Maria Qirjazi, Kryetare e Gjykatës së Apelit. Në këtë aktivitet mes të tjerësh ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, Kryetari i Qarkut Sulo Mucobega, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë Nicolaos Kotrokoi, Shefi i Zyrës së OSBE-së Milan Bito, gjyqtarë e gazetarë.

    1

    2

    3


  • Konsullata Honorare e Italisë në Gjirokastër organizoi nje seri takimesh mes përfaqsuesve të OJQ-së italiane CESVI dhe realiteteve të ndryshme institucionale. Takimi i parë u zhvillua pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.

    A

    2



    Ndërsa takimi i dytë u zhvillua pranë Zyrës së Drejtorisë për Administrimin dhe Turizmin e Qendrës Historike të Gjirokastrës.

    3


    Të dy takimet patën si objekt mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes CESVI-t dhe Institucioneve të Gjirokastrës në sektorët përkatës.



KONSULLATA HONORARE E ITALISË NË GJIROKASTËR

Adresa: Lagja Varosh 92, 6001 Gjirokastër


r


Konsull Honorar i Italisë Teodor BILUSHI

TEL./ Fax.: +355 84262826

Cel.: +355 684023608 / +355 692519908

e-mail: consit.argirocastro@libero.it

teodor.bilushi@libero.it


95