Portali Prenot@Mi
Njoftohen të gjithë përdoruesit se duke nisur nga data 14 qershor, është në funksion portali Prenot@MI, në adresën https://prenotami.esteri.it, për prenotimin e takimeve pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme.
Përdorimi i Portalit parashikon regjistrim të ri.
KLIKONI KETU PER TE BERE PRENOTIMIN TUAJ
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dëshiron t’u kujtojë përdoruesve se caktimi i takimeve përmes sistemit “Prenot@Mi" ofrohet tërësisht pa pagesë.
Ju ftojme të mos pranoni asnjë ofertë shërbimi me pagesë nga ana e agjencive ndërmjetësuese apo individëve, me qëllim caktimin apo përshpejtimin e një takimi.
Nëse dikush ofron shërbime për caktim takimesh me pagesë duhet ta denonconi rastin pranë kësaj Konsullate në mënyrë që të merren masat e duhura.
Është i mundur prenotimi i takimit on line për shërbimet e mëposhtme:
- heqje ekspulsi (për dokumentacioni e nevojshëm konsultoni linkun I servizi);
- deklarata vlefshmërie (për dokumentacionin e nevojshëm konsultoni likun Deklarata Vlefshmërie);
- viza (dokumentat e gjendjes civile për Bashkim Familjar duhet të përmbajnë vulën “APOSTILLE” të MPJ shqiptare dhe të paraqiten të përkthyer në italisht (nëse nuk janë marrë në modelin shumëgjuhësh). Dokumentacioni për BF midis bashkëshortëve duhet të plotësohet edhe me një Çertifikatë nga Gjykata kompetente lokale që dëshmon mungesën e një procesi ndarjeje midis bashkëshortëve; ky dokument nuk është e nevojshme që të ketë vulën APOSTILLE. Dokumentacioni për PUNË duhet të jetë i shoqëruar me Çertifikatë Personale dhe në rastet kur puna që do bëjë do jetë në kontakt me publikun, edhe çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga organi kompetent shtetëror lokal që të dëshmojë mungesën e sëmundjeve infektive e ngjitëse).
KUJDES: shërbimi është FALAS. Për të përjashtuar fenomene ndërmjetësimi, ju kujtojmë se prenotimet duhet të kryhen nga personi që do të paraqitet në Konsullatën e Përgjithshme të Italisë ne Vlorë. Konsullata mund të kryejë kontrolle, dhe nëse do të jetë e nevojshme, të fshijë prenotimet të cilat do ti konsiderojë të parregullta.
ORARI I PRENOTIMEVE është thjesht tregues. Ju lutemi që në çdo lloj rasti, të paraqiteni në orën 8.30 pranë selisë së kësaj Konsullate. Ju kujtojmë gjithashtu se sporteli për publikun është i hapur nga ora 09.00 deri në orën 12.00.