Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Forumi kinematografik letrar

Prej datës 4 maj deri në datën 5 qershor Konsullata e Përgjithshme do të zhvillojë një forum kinematografik letrar, drejtuar studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme të qytetit.

Iniciativa lindi me objektivin për të integruar dhe konsoliduar përgatitjen akademike të studentëve që frekuentojnë Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Italisht në Universitetin Ismail Qemali; përzgjedhja e filmave, që në shfaqjen e tyre kronologjike ndjekin një qëllim të caktuar didaktiko-gjuhësor, kërkon të kontribuojë dhe të pasurojë njohuritë historiko-letrare mbi Italinë nisur prej periudhës së Ringjalljes deri tek diktatura fashiste. Iniciativa është e hapur edhe për nxënësit e shkollave të mesme të cilët, të shoqëruar nga mësuesit e tyre, mund të zgjedhin të ndjekin një film.

Forumi kinematografik është gjithshtu edhe një mundësi qasje me historinë e vendit tonë dhe një ushtrim i mëtejshëm dëgjimi në proçesin e asimilimit të gjuhës italiane për studentët që e studjojnë atë si gjuhë të huaj.

Shfaqjet e filmave do të zhvillohen në ambjentet e Konsullatës së Përgjithshme prej orës 11:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

  • e premte, 4 maj – Il Giovane Favoloso
  • e martë, 9 maj – I Viceré
  • e enjte, 17 maj – I Malavolgia
  • e martë 5 qershor – Una giornata particolare