Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konkurs fotografik “Scatti di VaLORE: e shkuara, e tashmja, e ardhmja e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë”

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Zyrën Shkollore në Ambasadën Italiane dhe PIA, Petrolifera Italo Albanese, shpall një konkurs fotografik me titull:
”Scatti di VaLORE: E shkuara, e tashmja, e ardhmja e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë”.
Pjesëmarrja në konkurs është e lirë dhe e hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të nivelit të parë e të dytë (arsim nëntëvjeçar dhe i mesëm), publike dhe private të qytetit të Vlorës.
Pjesëmarrësit duhet të dërgojnë me e-mail një fotografi në format dixhital .jpg (rezolucion minimal 12 Mpixel) që lidhet me temën e konkursit, bardh e zi ose me ngjyra, me një titull në italisht ose shqip në këtë adresë poste elektronike: scattidivalore@gmail.com

Duhet të transmetohet gjithashtu në të njëjtën adresë të postës elektronike edhe moduli i pjesëmarrjes detyrimisht i plotësuar dhe i nënshkruar.
E-mail duhet të ketë si objekt: Concorso fotografico “SCATTI di VaLORE”.
Imazhi dixhital dhe moduli i pjesëmarrjes duhet të dërgohen sëbashku duke nisur nga data 10 maj dhe brenda orës 24,00 të datës 10 qershor 2018. Për më shumë informacione konsultoni shpalljen.