Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

Edicioni i IX i Regatës Brindizi Vlorë - Edicioni i II i Regatës Gjiri i Vlorës

Data:

03/07/2019


Edicioni i IX i Regatës Brindizi Vlorë - Edicioni i II i Regatës Gjiri i Vlorës

Në datat nga 4 në 6 Korrik Gjiri i Vlorës do të presë edicionin e nëntë të Regata del Grande Salento “Brindizi-Vlorë”, “Trofeu i Mikëpritjes”, regata FIV.
Manifestimi lindi me edicionin e parë në 2011, 20 vite pas zbarkimit në Brindisi të refugjatëve shqiptarë, për të kujtuar dhe përshkuar atë rrugë me një qëllim dhe domethënie të re, shenjë e miqësisë që lidh dy spondet e detit Adriatik.
Në këtë edicion marrin pjesë 24 barka, përfshirë edhe dy njësi ushtarake me vela, përkatësisht ajo e Rojes Financiere dhe e Forcës Detare ushtarake italiane: Gjiri i Vlorës do të mbushet me vela!
Të shtunën datë 6 do të zhvillohet edicioni i dytë i regatës së Gjirit të Vlorës, trofeu “Mirko Gallone”: qytetarët e Vlorës dhe turistët do të mund të vëzhgojnë garën nga lungomare dhe nga plazhet.
Regatës do t’i bashkëgjitet një iniciativë tjetër e bukur: kursi për të lundruar me barkat me vela për fëmijët e moshës nga 8 në 12 vjeç. Lidhja Detare Italiane e Brindizit do të zhvillojë, nisur prej datës 7 korrik, 6 ditë kurs për barkat me vela, pa pagesë, pikërisht për të përhapur lundrimin me vela mes të rinjve të Vlorës, dhe me këtë, një kulturë detare të re, ndryshe.


400