Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

Dhënie e titullit “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” arkitektit Fabrizio Torresi dhe Prof. Roberto Perna.

Data:

21/07/2020


Dhënie e titullit “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” arkitektit Fabrizio Torresi dhe Prof. Roberto Perna.

Pesëmbëdhjetë vite pas hyrjes së saj në listën e trashëgimive të UNESCO-s, Bashkia e Gjirokastrës deshi të kremtojë kontributin e rëndësishëm italian në procesin e nxjerrjes në pah të vlerave historike e kulturore të qytetit, duke u dhënë titullin “Qytetar Nderi” arkitektit Fabrizio Torresi dhe Prof. Roberto Perna. Këta dy specialistë italianë janë dalluar për impenjimin e tyre konstant në promovimin e pasurisë historike e kulturore të së gjithë zonës.

Për rreth dhjetë vite Fabrizio Torresi ka ndërhyrë me eksperiencën e tij në projekte të shumta rekuperimi dhe kualifikimi, të aktivizuar si pjesë e një panorame më të gjerë bashkëpunimi të decentralizuar që lidh Rajonin e Marche-ve me qytetin e Gjirokastrës. Një ndër arritjet më të rëndësishme qe bërja e Planit të Rekuperimit të Qendrës Historike ku u pa bashkëpunimi i ngushtë i një skuadre konsulentësh italianë, të drejtuar nga Torresi, me disa specialistë të Zyrës lokale të Planifikimit. Rezultati qe një punë e bërë mbi baza multidisiplinore, provë e prekshme e rezultateve që bashkëpunimi teknik midis Italisë dhe Shqipërisë është në gjendje të arrijë.

Po aq përcaktues qe edhe impenjimi i Prof. Roberto Perna i Misionit Arkeologjik Italian të Universitetit të Macerata-s. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një punë konstante të çuar përpara në pesëmbëdhjetë vite në Luginën e Drinos pranë siteve të ndryshme arkeologjike dhe në qytetin e Gjirokastrës në sektorin e kërkimeve arkeologjike, studimeve, turizmit dhe të bashkëpunimit universitar.

Arkitekti Torresi u shpreh krenar që mori një titull kaq të rëndësishëm, dëshmi e një periudhe bashkëpunimi intensiv që bashkoi njerëz entuziastë dhe të motivuar si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. “Është një periudhë e bukur të cilën e kujtoj me shumë kënaqësi – shtoi Torresi – të marr titullin “Qytetar Nderi” më shton sensin e detyrës ndaj komunitetit të Gjirokastrës dhe më shtyn të rinovoj impenjimin tim me Ente italiane bashkëpunëtore tonat në vitet e kaluara, për të bërë të mundur realizimin, bashkë, të projekteve të rinj të zhvillimit të qëndrueshëm pjesë e programit të ri kuadër të Evropës HORIZON EUROPE”.

Edhe Prof. Perna u shpreh i lumtur për titullin që iu dha, duke përfituar nga rasti për të theksuar faktin se si që prej fillimit, me financimin e saj të parë në vitin 2005, zgjedhja e bërë nga Universiteti i Macerata-s qe ajo t’i bashkohej prakticitetit të gërmimit arkeologjik një bashkëpunim aktiv me komunitetet pritëse, me spektakle, ekspozita dhe momente të shumtë bashkëpunimi. “Ky titull Qytetar Nderi - shtoi Perna – i njeh arkeologjisë rolin e katalizatorit të rritjes politike dhe ekonomike për të gjitha palët e përfshira dhe më shumë se sa një pikë mbërritjeje, është nxitje për të vazhduar një bashkëpunim i cili ka rezultuar shumë frytdhënës”.

Falenderimeve drejtuar institucioneve lokale iu bashkua edhe Ambasadori Fabrizio Bucci i cili shprehu kënaqësinë e tij teksa shihte të vlerësohej edhe jashtë Italisë aftësia e profesionistëve italianë, që konfirmohet një burim i pazëvendësueshëm për të garantuar bashkëpunimin midis Italisë dhe Shqipërisë.

Për shkak të kufizimeve të diktuara nga emergjenca shëndetësore aktuale, çertifikatat u tërhoqën nga Konsulli i Nderit i Italisë, Teodor Bilushi, gjatë ceremonisë e cila u zhvillua më datë 15 korrik, ceremoni në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi. Në fjalën e tij përshëndetëse, Konsulli Bilushi falenderoi autoritetet e Gjirokastrës për mbështetjen e dhënë dhe vlerësimin e treguar për punën e profesionistëve italianë. Konsulli i Nderit i Italisë kontribuoi gjatë festimeve të përvjetorit, duke bashkëpunuar me Bashkinë në organizimin, si të një ekspozite fotografike me fotografi të vjetra të qendrës historike, të realizuara nga vizitorë italianë në fillim të viteve 900, duke konfirmuar lidhjen e thellë miqësore që bashkon Gjirokastrën me Italinë.


474