Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

PARA - REGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE PËR STUDENTËT SHQIPTARË - 2021/2022

Data:

14/05/2021


PARA - REGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE PËR STUDENTËT SHQIPTARË - 2021/2022

Këto informacione janë të vlefshme vetëm për kompetencën territoriale të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, pra për ata me vendbanim në zonat e mëposhtme: Vlorë, Fier, Berat e Gjirokastër.
Këto procedura janë në varësi të vendimeve, aktuale dhe të ardhme për emergjencën, të Qeverisë italiane dhe të Bashkimit Evropian, në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së virusit COVID-19 dhe mund të parashikojnë, nëse do të jetë e nevojshme, zhvillimin e veprimtarive mësimore në distancë.
Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni faqet e mëposhtme të internetit:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e Nivelit I dhe Nivelit II, duhet të nisin procedurën e pararegjistrimit përmes portalit UNIVERSITALY (https://www.universitaly.it/index.php/registration/firststep) në mënyrë që të plotësojnë “kërkesën e pararegjistrimit” on-line. Në brendësi të portalit Universitaly gjenden të gjitha informacionet që lehtësojnë gjetjen e kurseve universitare dhe institucionet përkatëse, me qëllim plotësimin e kërkesës së pararegjistrimit.
Insitucionet universitare mund të kryejnë vetë një vlerësim paraprak të kandidaturave duke u kërkuar studentëve një kopje të dokumentacionit të studimit dhe çdo dokument tjetër që mund të konsiderohet i dobishëm për një vlerësim të tillë paraprak. Vetë universiteti që do t’ju tregojë nëse, për vlerësimin, do të jetë i nevojshëm apo jo lëshimi i Deklaratës së Vlefshmërisë nga ana e përfaqësisë diplomatike-konsullore. Nëse kërkohet Deklarata e Vlefshmërisë, do të geni informacionet në linkun e mëposhtëm:
https://consvalona.esteri.it/consolato_valona/it/i_servizi/per_i_cittadini/studi/dichiarazioni_di_valore

Përpara nisjes së kërkesës përmes portalit, këshillohet të përgatitet dokumentacioni i studimit siç tregohet në linkun e mësipërm.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME HYRJE TË PROGRAMUAR” (për degët Mjekësi e Kirurgji, Mjekësi e Kirurgji në anglisht (për universitetet që e parashikojnë), Dentist dhe Proteza Dentare, Mjekësi Veterinare, Arkitekturë, Profesione Shëndetësore, Shkencat e Edukimit Fillor), është e detyrueshme të japin një provim pranimi. Procedurat e provimit të pranimit dhe të regjistrimit kryhen vetëm përmes portalit Universitaly: www.universitaly.it

Datat në lidhje me provimet e pranimit në kurset e mësipërme mund të gjenden në faqen institucionale të Ministrisë së Universitetit dhe Kërkimeve.

Janë gjithashtu të detyrueshme provimet e pranimit për kurse të caktuara nga vetë Universitetet, datat e zhvillimit të të cilëve caktohen dhe publikohen nga vetë këta universitete.

Afatet e parashikuara për procedurat që lidhen me pararegjistrimet në kurset e Nivelit I dhe Nivelit II, me përjashtim të atyre me hyrje të programuar, përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë dhe publikohen në faqet e tyre respektive.

Për procedurat e pararegjistrimit për kurset e organizuara nga institucionet e formimit artistik e muzikor – AFAM (konservatoret e akademitë e arteve) zbatohen të njëjtat udhëzime që rregullojnë hyrjen në kurset e Nivelit I dhe Nivelit II në institucionet universitare.

Procedura e “kërkesës së pararegjistrimit”, që kryhet në portalin Universitaly, për vlerësimin e kandidatëve, vënë në zbatim me udhëzimet e tanishme për Universitetet, është shtrirë dhe përfshin edhe institucionet AFAM.

Për mënyrat, afatet dhe procedurat e pararegjistrimit si dhe përzgjedhjen e kurseve të ofruara nga institucionet AFAM, si dhe numrin e vendeve të rezervuara për studentët e huaj, përveç faqeve respektive të institucioneve AFAM, këshillohet të vizitohet edhe faqja e mëposhtme:
https://afam.miur.it/studentistranieri/

V.O. Kandidatët që kanë një titull akademik të huaj, që për nga niveli, natyra, përmbajtja dhe të drejtat akademike (hyrje në kurset vijuese) mund të jetë i barazvlefshëmme një titull akademik italian të kërkuar për kursin e përzgjedhur, mund të kërkojnë regjistrimin në kurset që vijojnë: kurse në shkollat e specializimit; doktoraturë kërkimore; kurse pasuniversitare, master universitar të nivelit I dhe II; kurse njëvjeçare; kurse gjuhe dhe kulture italiane pranë universiteteve për të huaj në Perugia, Siena dhe Reggio Calabria “Dante Alighieri”; kurse përgatitore. Kandidatët për këta kurse dhe aktivitete arsimore duhet të kryejnë procedurat e pararegjistrimit përmes portalit Universitaly, si në rastet e kurseve universitare të Nivelit I dhe të II.

Për studentët e regjistruar rregullisht dhe të cilëve u është bërë vlerësimi i kërkesës së pararegjistrimit nga ana e institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet portalit UNIVERSITALY, kjo Konsullatë e Përgjithshme, mbasi të kryejë verifikimet e veta, do t’u lëshojë vizën e hyrjes për Studime Universitare. Procedurat e lëshimit të këtyre vizave duhen përmbyllur, në rast se nuk ka udhëzime të mëtejshme të ndryshme, brenda datës 30 nëntor 2021, për t’u mundësuar studentëve të huaj regjistrimin përfundimtar dhe pagesën e taksave universitare.


540