Të dashur bashkëkombas,
Të dashur shqiptarë,
Konsullata e Përgjithshme e Italisë do të mund të jetë një pikë referimi në qarkun e Vlorës, si per ata shtetas italianë që gjenden në këtë territor konsullor po ashtu edhe për miqtë shqiptarë që për motive studimi apo pune dëshirojnë të vendosen, qoftë edhe përkohësisht, në Itali.
Nën koordinimin e Ambasadës sonë në Tiranë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë do të vazhdojë të jetë urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë, duke vënë theksin më tepër te shërbimet dhe mundësitë për komunitetin dhe duke kontribuar në promovimin e Italisë dhe trashgimisë së saj kulturore.
Shfletim të mbarë!
Konsulli i Përgjithshëm i Italisë