Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Italia dhe Shqipëria

Marrëdhëniet dypalëshe midis Italisë dhe Shqipërisë janë të ngushta prej vitesh. Të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike, ato mbështeten mbi themele të forta historike, kulturore dhe ekonomike. Italia është për Shqipërinë një Palë e privilegjuar: Vendi ynë ka qenë gjithmonë në vijë të parë në mbështetjen dhënë gjatë fazës së tranzicionit të Shqipërisë dhe rrugëtimit evropian të saj; ka qenë donatorja e parë dypalëshe gjatë njëzet viteve të fundit; është partneri i parë tregtar, një investitor i rëndësishëm. Në Itali jeton komuniteti më i madh shqiptar.