Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shtabi

Selia e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë prej vitit 2016 gjendet në Lungomare, qendra e re ekonomike dhe kulturore e qytetit. Godina është një ndërtesë nëntëkatëshe ku Selia mbulon katin e tetë dhe të nëntë me një hyrje të rezervuar dhe një ashensor panoramik të dedikuar. Selia ka hapësira të bollshme për ekspozita, sallën e konferecave dhe sallën e pritjes për publikun, të gjitha me pamje nga panorama e mrekullueshme e Gjirit të Vlorës.

Adresa: L. 10 Korriku, Rr. Murat Tërbaçi, Vlorë (Shqipëri)

Tel: +355 (0) 33 225705/7

e-mail Sekretaria: consolato.valona@esteri.it

e-mail Zyra e Vizave: visti.convalo@esteri.it

e-mail Zyra Konsullore: legalizzazione.valona@esteri.it

PEC: con.valona@cert.esteri.it

Numri i urgjencës për shtetasit italianë: +355 682027064
(Vetëm për situata të vërtetuara të urgjencës. Thirrjet për praktika konsullore të zakonshme – pasaporta, viza, etj. – NUK do të merren në konsideratë)

Orari për pritjen e publikut: nga e hëna në të premte, nga ora 09.00 deri në orën 12.00

Qarku territorial i kompetencës: Qarqet Berat, Delvinë, Fier, Gjirokastër, Kuçovë, Lushnjë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Skrapar, Tepelenë, Vlorë.