Ky sit përdor cookie për të të ofruar një eksperiencë më të mirë. Duke vazhduar lundrimin pranon përdorimin e cookie nga ana jonë OK

Ambasadori Fabrizio Bucci i paraqet Letrave Kredenciale Presidentit të Republikës Ilir Meta

Data:

09/01/2020


Ambasadori Fabrizio Bucci i paraqet Letrave Kredenciale Presidentit të Republikës Ilir Meta

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, i paraqiti sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit në Presidencën e Republikës, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë, Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik, shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë si dhe inkurajoi rritjen e përpjekjeve për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në Itali.
Ambasadori Bucci, teksa konfirmoi për palën italiane veçantinë e marrëdhënieve të miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë, shprehu – posaçërisht – vullnetin e tij për të përqëndruar punën në vitet në vazhdim në përmirësimin e pozitave të arritura në planin ekonomiko-tregtar si dhe në rritjen e investimeve strategike. Edhe në aspektin kulturor, vuri theksin në angazhimin për vlerësimin dhe përhapjen e gjuhës italiane në Shqipëri si një ndër objektivat strategjikë të mandatit të tij.

kredenciale amb italian 1 1024x682


417