Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

16 dhjetor – Dita Kombëtare e Hapësirës 2022

Me rastin e Ditës Kombëtare të Hapësirës 2022, në datën 16 dhjetor në orën 18:00, në Sallën e Aktiviteve te Konsullatës së Përgjithshme, do të zhvillohet Ekspozita fotografike “Looking Beyond”, nën kujdesin e Filippo Maggia.

Fryt i bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kooperimit Ndërkombëtar, Agjensisë Hapësinore Italiane dhe Telespazio S.p.A./e-GEOS spa, ekspozita “LOOKING BEYOND. Të shohësh përtej” ka si qëllim vlerësimin e kërkimit italian në fushën hapësinore dhe të sensibilizojë publikun ndërkombëtar mbi përdorimet e shumfishta të teknologjive të vëzhgimit satelitor në mbrojtjen e planetit.

Projekti ofron nje rrugëtim ekspozitiv të imazheve satelitore të marra nga kostelacioni COSMO-SkyMed, nga arkivi i Telespazio / e-GEOS dhe nga Agjensia Hapësinore Italiane.

Do të vijojë bashkëbisedimi me titull “L’amor che move il sole e l’altre stelle”, organizuar në bashkëpunim me INAF (Instituti Kombëtar i Astrofizikës), me pjesëmarrjen e Prof. Paolo Romano dhe të Ing. Francesco Schillirò, nga INAF – Observatori Astrofizik i Catanias.

Prof. Romano, Përgjegjësi Kombëtar i Space Weather Service Network i ESA – European Space Agency, do të flasë mbi “Eksplorimin e sistemit diellor në epokën hapësinore”.

Ing. Schillirò, përgjegjësi lokal i projektit M.O.S.A.I.C.O. (Metodologjitë Open Source për Automatizimin Industrial dhe të proçedurave përllogaritëse në astrofizikë), do të diskutojë temën e vëzhgimit yjor duke iu referuar në veçanti rolit strategjik të industrisë italiane në zinxhirin teknologjik të këtij sektori.

Lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e-mail: consolato.valona@esteri.it