Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dita e Kujtesës – Shfaqje e dokumentarit “Diario dell’Olocausto. La Shoah degli adolescenti” nga Massimo Vincenzi

Dita e Kujtesës – 27 janar 2023

Me rastin e Ditës së Kujtesës Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë prezanton shfaqjen e dokumentarit

“Diario dell’Olocausto. La Shoah degli adolescenti”

të regjizorit Massimo Vincenzi

27 janar 2023 ora 11:30

@Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë

Dita e Kujtesës është një ditë përkujtimore ndërkombëtare, që kremtohet çdo vit më 27 janar si dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. E caktuar nga rezoluta 60/7 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 1 nëntorit 2005, kjo datë përkujton ditën e vitit 1945 kur trupat e Ushtrisë së Kuqe, duke përparuar në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqendrimit të Aushvicit.

Dokumentari “Diario dell’Olocausto. La Shoah degli adolescenti” rrëfen persekutimin racial të nazistëve nëpërmjet fjalëve të dymbëdhjetë adoleshentëve, të moshave nga 13 deri në 18 vjeç, të cilët kanë lënë nëpërmjet ditarëve të tyre një dëshmi thelbësore për të kuptuar Holokaustin. Këta ditarë, blloqe të lidhura në cohë, fletore shkolle, adresarë apo thjesht copa letre të konsumuara, paraqesin për ta një mik të cilit mund ti rrëfejnë emocionet më të fshehta, një mënyrë për të regjistruar ndodhitë që përjetojnë, një formë rezistence ndaj situatës shtypëse që i rrethon. Duke lënë mënjanë rrezikun që mbart, këta adoloshentë dokumentojnë tmerret naziste në faqet e ditarëve të tyre. Në shtëpi, në lagje, në fshehtësi, në kampet e refugjateve apo në kampet e qëndrimit të përkohshëm, në kushtet më të tejskajshme të jetës, të sfilitur nga uria apo të thyer nga dëshpërimi, këta të rinj u besojnë ditarëve të tyre frikat dhe shpresat e tyre për një të ardhme ndryshe. Shprehin ndjenjat, denoncojnë realitetin tragjik që i mbështjell, duan të jetojnë.
Vetëm disa arrijnë të mbijetojnë. Për të tjerët fati do të jetë tragjik.