Agjencia Ndërkombëtare për Energjitë e Rinovueshme, IRENA, në bashkëpunim me MAECI, promovon edicionin e dytë të programit të trajnimit “I ACT”, për seleksionimin e trajnerëve të rinj, i cili ka për qëllim të edukojë liderët e rinj ndërkombëtar mbi temat e tranzicionit energjetik dhe të ndryshimit klimatik. Programi bazohet në modelin train the trainers, ose mëso trajnerët.
Programi “I ACT” synon të edukojë një grup të rinjsh përmes Toolkit të IRENA mbi sfidat që paraqiten nga ndryshimi klimatik dhe nga tranzicioni energjetik. Në vijim trajnerët e rinj do të zhvillojnë aktivitete trajnimi dedikuar kandidatëve lider të rinj nga Vende të ndryshme, me objektivin për të përshirë sa më shumë të rinj në diskutimet mbi klimën.
Për infomacione të mëtejshme konsultoni shpalljen IRENA për seleksionimin e trajnerëve të rinj:
https://fs27.formsite.com/qFthFD/qyzn7dtxjm/index
Afati i fundit për aplikim është 21 mars 2025