Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për caktimin e takimeve përmes sistemit “Prenoto On Line”

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dëshiron t’u kujtojë përdoruesve se caktimi i takimeve përmes sistemit “Prenoto On Line” ofrohet tërësisht pa pagesë.

Ju ftojme të mos pranoni asnjë ofertë shërbimi me pagesë nga ana e agjencive ndërmjetësuese apo individëve, me qëllim caktimin apo përshpejtimin e një takimi.

Nëse dikush ofron shërbime për caktim takimesh me pagesë duhet ta denonconi rastin pranë kësaj Konsullate në mënyrë që të merren masat e duhura.