Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Njoftim për qytetarët italianë në lidhje me protestën e planifikuar për ditën e enjte, 2 maj 2019

Të enjten, më 2 maj 2019, rreth orës 18.00 deri në orën 20.00, janë parashikuar një sërë protestash politike në të gjitha akset kryesore rrugore që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.
Veçanërisht, parashikohet bllokim i trafikut në sheshin “Shqiponja” në Tiranë dhe në segmentin e autostradës në zonën e Plepave.
Në Veriun e vendit mund të bllokohet segmenti ne urën e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit, në rrugën Shkoder-Koplik dhe tek mbikalimi e Milotit, ndërsa në Jug mund të bllokohet rruga nacionale tek Ura Mbrostar, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër dhe hyrja e superstradës Vlore- Levan.
Të tjera bllokime të trafikut mund të ketë në të 12 qarqet e vendit. Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.