Vijon rrugëtimi i “Ritorno a Valona…, Viaggio nella memoria della città”; ditën e shtunë, 3 mars, Kisha Katolike e Vlorës do të çelë dyert për koncertin klasik ku do të luhet muzikë nga Paganini, Bach, Wieniawsky dhe Ysaye.
Solistë: Dejon Bendaj dhe Vilson Guri,
Drejtues artistik Aulon Naçi.
Kisha Katolike, e ndërtuar në shekullin e XIX-të nga mjeshtër italianë, listohet mes monumenteve më të rëndësishëm të qytetit. Tradita e hershme katolike e qytetit është e lidhur me figurën e Shenjtit San Donatto i Leuca (Shën Dana), i martirizuar nga turqit, i cili kujtohet me një meshë çdo 16 janar. Në vitin 1967 Kisha u kthye në Teatrin e Kukullave të qytetit për t’u rikthyer si vend kulti vetëm në vitin 1990