Ju njoftojmë se prej datës 15 janar 2018 dokumentat e legalizuara dhe Deklaratat e Vlefshmërisë do të mund të tërhiqen nga të interesuarit në hyrje të kësaj Konsullate të Përgjithshme.
Të interesuarit e drejtpërdrejtë apo personat e tretë, të pajisur me autorizimin përkatës, shoqëruar me kopjen e dokumentit të identitetit të autorizuesit dhe të të aurorizuarit, mund të tërheqin dokumentat ditën e martë mbasdite të javës pasuese nga dorëzimi, nga ora 15:00 deri në orën 17:00.
Ju kujtojmë se në momentin e dorëzimit të dokumentave, të interesuarit do t’i kërkohet të paraqesë faturën e pagesës së tyre, kryer në Bankën Intesa San Paolo.
Personat që dëshirojnë të përfitojnë shërbimin e dorëzimit me Western Union, duhet ta kërkojnë në sportel në momentin e dorëzimit të dokumentave.