Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert për Quartet Harqesh

Mbrëmje muzike klasike në sallën e ekspozitës së Konsullatës së Përgjithshme.

Këtë mbrëmje, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Vlorës, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mirëpret një Koncert të Kuartetit të Harqeve të përbërë nga Eriona Jaho dhe Xhoan Shkreli në violinë, Francois Lefèvre në violë dhe Vlorent Xhafaj në violinçel, të cilët do të luajnë pjesë të Schumann, Glière e Beethoven.