Si zakonisht është zhvilluar edhe këtë vit në Vlorë një ceremoni e dyfishtë e Festës së Republikës Italiane.
Ceremonia e parë u zhvillua ditën e premte në Teatrin Petro Marko me një koncert publik, me tre artistë italianë Riccardo Prencipe (kitarë), Luigi Rubino (piano) dhe Edo Notarloberti (violinë) të cilët performuan përpara një publiku prej katërqind personash, me pjesë muzikore neoklasike nga prodhimet respektive muzikore.
Koncerti u parapri nga ekzekutimi i himneve kombëtarë dhe nga diskutimet festive të mbajtura nga Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio dhe Kryebashkiaku i Vlorë Dritan Leli. Koncerti pati shumë sukses dhe mori duartrokitje të shumta nga publiku pjesëmarrës.
Ditën në vijim u zhvillua ceremonia e pritjes së të ftuarve pranë Marinës turistike italiane të Orikumit, lokalitet disa kilometra larg Vlorës, në të cilën morën pjesë shumë autoritete ndër të cilat ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, Kryebashkiaku i Vlorës, Prefekti i Beratit, Presidenti i Këshillit Rajonal të Fierit, Konsulli i Nderit i Gjirokastrës, Zëvendësit e Kryebashkiakut të Gjirokastrës dhe Vlorës, Rektorët e rinj të universiteteve publike të Gjirokastrës dhe Vlorës, Ipeshkvi i Vlorës dhe Përfaqësuesi i komunitetit Bektash, I ngarkuari për Mbrojtjen në Ambasadën e Italisë në Tiranë si dhe Komandanti i Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza në Durrës si dhe Korrispondenti Konsullor i Beratit.
I pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, i cili drejtoi një përshëndetje në vijim të ceremonisë festive. Dy karabinierë në unifromë të lartë kanë shoqëruar ceremoninë gjatë së cilës Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio ka kujtuar edhe përvjetorin e shtatëdhjetë të Republikës Italiane.
Në pritje kanë marrë pjesë rreth treqindepesëdhjetë persona mes të cilëve, qytetarë italianë, fetare dhe fetarë italianë, gazetarë dhe personalitete të kulturës, përfaqësues të institucioneve administrative, gjyqësore dhe ushtarale të qarkut konsullor. Fotografi dhe filmime të manifestimeve janë të disponueshme në faqen Facebook të Konsullatës së Përgjithshme.