Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mbrëmje Gala Italia 2014

Me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Këshillit të Europës nga Italia, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në praninë e Sh.T. Ambasadorit Gaiani, më 6 korrik, në Portin Turistik të Orikumit, organizoi mbrëmje Gala me modë e muzikë italiane, fusha të ekselencës së Italisë në botë.
Në fushën e muzikës performoi këngëtarja Ilaria Porceddu, e cila ka marrë pjesë në edicionin e parë të X Factor Italia dhe në Festivalin Sanremo Giovani. Ajo përfaqson një nga eksponentet më premtuese të brezit të ri të kantautoreve që do të mbeten në traditën e shquar të muzikës italiane. 
Ndërsa “alta moda” italiane u përfaqësua nga Rossorame, një brand i ri por që në më pak se tre vjet ka arritur një sukses të shkëlqyer si në Itali ashtu e mbi të gjitha edhe nëpër botë dhe ka prezantuar krijimet e veta në hapësira të rëndësishme të modës italiane siç është ajo e Spiga2 në Milano e stilistëve Dolce e Gabbana.
Eventi u organizua me mbështetjen e Intesa San PaoloBank, Petroliferës Italo- Shqiptare dhe Portit Turistik të Orikumit.