Moda dhe muzika janë prej kohësh fushat e ekselencës italiane nëpër botë dhe, nisur prej këtij viti, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë do të organizojë një aktivitet madhështor mbi këto tema.
Më 29 korrik, në Shëtitoren “Pavarësia” të Vlorës, do të organizohet një event publik me dy figura të shkëlqyera secili në fushën e vet.
Për muzikën do të jetë i pranishëm Antonio Maggio, kantautor i ri italian, tashmë një idhull për të rinjtë italianë, i cili ka fituar Festivalin Sanremo Giovani 2013 si dhe më parë ka qenë fitues i edicionit të parë të X-Faktor në Itali. Antonio Maggio tashmë bën pjesë në atë gamë të kantautorëve të rinj si Simone Cristicchi, Max Gazzé apo Daniele Silvestri që ndërthurin cilësinë e muzikës me delikatesën dhe kënaqësinë e kompozimeve.
Eleganca dhe finesa veçojnë moden dhe stilin e Francesco Paolo Salerno, stilist italian i afirmuar i cili do të paraqesë një fashion show të vërtetë të vetin me koleksione pret à porter, haute couture dhe veshje nusesh. Dy prej krijimeve të tij janë ekspozuar së fundmi në tempullin e modës
Organizimit të datës 29 korrik do t’i paraprijë një natë më parë, në ambjentet e Portit Turistik të Orikumit, eventi privat i rezervuar për autoritete dhe eksponentë nga bota e shtypit dhe e kulturës, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në bashkëpunim me titullarin, Z. Alfo Giorgi, ku do të prezantohet fashion show i Francesco Paolo Salerno dhe do të performojë këngëtari Antonio Maggio.