ÇERTIFIKIM CELI 1 – 2 – 3 – 4 – 5
SEKSION I JASHTËZAKONSHËM 17 QERSHOR 2013
Regjistrimi për Celi 3 në këtë seksion të posaçëm i rezervohet:
– studentit që ka kaluar provën me shkrim apo provën me gojë në dy seksionet e fundit (nëntor 2012 dhe mars 2013) dhe regjistrohet në një kurs rekuperimi të detyrueshëm prej 30 (kush do të përsëritë provën me gojë) ose 45 orësh (kush do të përsëritë provën me shkrim);
– studentit që nuk ka mundur të regjistrohet në kohë për seksionin e marsit dhe që vërteton se zotëron njohuri të përshtatshme të gjuhës italiane duke superuar një test orientimi të detyrueshëm (me shkrim dhe me gojë), përcaktues për t’u pranuar në provim.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një Universiteti italian mund të bëjnë një para-regjistrim me kusht pranë Konsullatave përkatëse, duke paraqitur mandatin e regjistrimit në seksionin e jashtëzakonshëm të qershorit.
Rezultatet e Seksionit të Jashtëzakonshëm CELI 3 do të komunikohen nga Universiteti i Perugia-s në kohë e duhur për kërkesën e vizës së studimit.
Për më shumë informacion klikoni këtu.