Konsulli I Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Dr. Stefano Bergesio, ka kremtuar Festën e Republikës Italiane në Vlorë pranë kompleksit turistik të Marinës së Orikumit, në pronësi të sipërmarrësit italian nga Toskana Alfo Giorgi.
Mes të ftuarve të shumtë, kanë marrë pjesë edhe autoritetet politike dhe institucionale të qytetit të Vlorës dhe të rretheve të tjera të qarkut konsullor. Veçohej pjesëmmarja e ish Presidentit të republikës Alfred Moisiu, e Prefektit të Vlorës Eduart Veçani, e Zv. Ministres së Mbrojtjes Arta Musaraj dhe e deputetit e kandidatit të Partisë Socialiste Fatmir Toçi.
Tepër e dendur ishte edhe prania e komunitetit italian që banon këtu, e rregulltarëve dhe rregulltareve që operojnë në qark, e sipërmarrësve italianë e shqiptarë dhe e përfaqsuesve të kulturës dhe të strukturave arsimore më të rëndësishme të Vlorës.