Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

REGULL I RI PËR HYRJEN NË HAPËSIRËN SCHENGEN ME PASAPORTË BIOMETRIKE

Informojmë se duke filluar nga data 19 korrik 2013, me hyrjen në fuqi të Regullores së BE-së n.610/2013 që ndryshon Kodin e kufinjve Schengen (Reg. 562 562/2006), qytetarët e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në territorin e Shteteve anëtare të BE-së, për një periudhë më të shkurtër se 90 ditë nga një periudhë prej 180 ditësh, duhet DETYRIMISHT të zotërojnë një pasaportë biometrike që të jetë e vlefshme të paktën  3 muaj pas datës së parashikuar për daljen nga Vendet Schengen dhe e lëshuar jo më shumë se 10 vjet më parë.