Rregjistrimet në kurset e gjuhës italiane të Institutit Italian të Kulturës do të zhvillohen në datat 16, 18 dhe 20 shtator nga ora 15.00 deri në orën 17.00 në selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë. Në po të njëjtat ditë mund të kryhen edhe rregjistrimet për marrjen e Çertifikatës CELI.
Për t’u pranuar në dhënien e provimit për ÇELI-n si dhe në kurset e gjuhës duhet të kryeni testin paraprak orientues të detyruar.
Vetëm ata të cilët kalojnë testin e provës mund të rregjistrohen si për kurset dhe për çertifikatën ÇELI.
Personat që zotërojnë vetëm nivelin B1 dhe dëshirojnë të vijojnë rregistimet për CELI 3 duhet të rregjistrohen detyrimisht dhe njëkohësisht në kursin intensiv përgatitor (100 orë).
Për ata persona të cilët nuk zotërojnë plotësisht nivelin B1 nuk do të jetë i mundur rregjistrimi për marrjen e çertifikatësCELI 3.
Këta kandidatë janë të lirë për përgatijen e tyre për kryerjen e testit të orientimit të detyruar gjatë muajit janar 2014 sipas dëshirës së tyre, duke frekuentuar Kurset tona apo kurse të tjera në struktura të tjera.
Personat e interesuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi.
Për informazione të mëtejshme kontaktoni: 0693217947