Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) – Thirrja e Dytë për Propozime

Në datën 9 dhjetor 2013 u shpall Thirrja e dytë për Propozime. Thirrja është e publikuar në faqen e internetit të IADSA-s (http://www.iadsa.info) dhe në të kanë të drejtë të konkurojnë të gjitha institucionet publike shqiptare. Për zbatimin e projekteve janë të pranueshme edhe bashkëpunime në formë partnership-i me OJQ  shqiptare dhe italiane, me Rajonet dhe Entet Lokale italiane si dhe me Organizma Ndërkombëtare.
Programi aktual i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financimi për Vendin: Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA – Italian Albanian Debt for Development Swap Agreement), i cili ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet Publike Shqiptare.
IADSA financon projekte zhvillimi të mbeshtetura në prioritetet strategjike të identifikuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, në strategjitë sektoriale dhe ato ndërsektoriale, si dhe në Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë që kanë të bëjnë me aspektet prioritare të mëposhtme:
   arsimim dhe aftësim profesional;
   shëndetësi publike;
   përfshirje sociale e kategorive më të prekshme;
   gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nën një prespektivë afatgjatë duke kontribuar në krijimin e vendeve të lira të punës edhe në zonat rurale të vendit.