Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PARA-REGJISTRIMET E STUDENTËVE TË HUAJ NË UNIVERSITETET ITALIANE PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR
PARAREGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE DHE INSTITUCIONET ITALIANE
PËR FORMIMIN E LARTË ARTISTIK, MUZIKOR E KORAL (AFAM)
TË STUDENTËVE SHQIPTARË  BANUES NË QARKUN KONSULLOR TË VLORËS
VITI AKADEMIK 2014/2015



FAZA I – PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTRIMIN

Studentët shqiptarë (apo gjithsesi të huaj) që NUK zotërojnë nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian dhe janë banues të përhershëm të Prefekturave të Gjirokastrës, Beratit, Fierit e Vlorës (dhe NUK janë banues në Itali) të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane apo pranë një institucioni të formimit të lartë artistik, muzikor dhe koral në vitin akademik 2014/2015 duhet të paraqiten pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme, nga data 24 mars deri në 30 qershor, dhe të prenotojnë një takim në faqen e internetit të Konsullatës së Përgjithshme shih zërin (Prenoto takimin).


*******KUJDES******
Nxënësit e mitur duhet të shoqërohen nga të dy prindërit në momentin e paraqitjes së kërkesës për para-regjistrim.
Kujtojmë se në rastet në të cilat sistemi shkollor i vendit të tij i lejon nxënësit pranimin në shkollë në një moshë të vogël, me marrjen e titullit përfundimtar të studimit në moshë më të vogël sesa 18 vjeç, lejohet pranimi në kurset universitare me kushtin që kandidati në momentin e lëshimit të vizës së hyrjes për regjistrimin në Universitet të ketë mbushur të paktën 17 vjeç.
*******************


Dokumentacioni që duhet paraqitur është i mëposhtmi:

1. Kërkesa për pararegjistrimModelin “A” / Form “A” (versioni në gjuhën angleze për ata që duan të regjistrohen në një kurs që NUK zhvillohet në gjuhën italiane) plotësuar tërësisht në çdo pjesë të tijën por i PA firmosur (origjinali + një kopje). [Për kurset AFAM të përdoret Modeli “A bis” / Form “A bis”].

Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare (apo një kurs diplome akademike pranë institucioneve për formimin e lartë artistik muzikor e koral).

Për zgjedhjen e degës së studimit, përveç përjashtimeve të treguara në faqen http://studiare-in-italia.it/studentistranieri/1-1.html, studenti duhet të konsultojë listën e degëve dhe kontingjentin përkatës të vendeve të caktuara nga çdo Universitet për vitin akademik 2014/2015 në faqen web të Ministrisë së Arsimit, të Universitetit e Kërkimit në këto adresa:

-vende të rezervuara për studentët e huaj në Universitetet italiane:  http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/elenco2014/

– vende të rezervuara për studentët e huaj në Institucionet për Formimin e Lartë Artistik Muzikor e Koral (AFAM):  http://afam.miur.it/studentistranieri/


2. Formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar me të dhënat personale por i PA firmosur (origjinali + fotokopja).


3. Dëftesa e Pjekurisë (marrë pas një periudhe shkollore të paktën 12 vjeçare) dhe Çertifikatën e notave (Diplomë e Maturës Shtetërore dhe Çertifikatë e notave) (origjinali + fotokopja).

Studentët që kanë humbur këtë dokumentacion mund të paraqesin  një Vërtetim zëvendësues me rezultatet e të gjithë viteve bashkë (Vërtetim).

Studentët që zotërojnë dëftesën e pjekurisë të marrë para vitit 2011 duhet të paraqesin edhe Çertifikatën e provimeve me zgjedhje ose, nëse kanë si qëllim ta marrin atë në verën e vitit 2014, një kopje të formularit A1Z të regjistrimit në provimet përkatëse, të vulosur nga shkolla.

Nxënësit  e regjistruar në vitin e fundit të shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e vitit 2014, do të paraqesin një kopje të formularit A1 me të cilin janë regjistruar për provimet përkatëse, vulosur nga shkolla. Këta nxënës duhet gjithsesi të dorëzojnë pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme dëftesën origjinale para lëshimit të vizës.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë Laurea Magistrale, (psh. dyvjeçarin që pason kursin e diplomës trevjeçare) duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe Diplomën universitare tashmë të marrë, listën e provimeve dhe programin e detajuar të të gjitha provimeve. Studentët e regjistruar në vitin e fundit që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2014, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, i cili tregon regjistrimin në vitin e fundit të kursit të studimit dhe provimet e dhëna. Këta studentë gjithashtu duhet të dorëzojnë pranë Konsullatë së Përgjithshme kopjen  konform të Diplomës së Shkollës së Lartë  përpara lëshimit të vizës.


*******KUJDES*********
Dokumentat në gjuhën shqipe duhet të legalizohen para se të paraqiten pranë Konsullatës.
Dokumentat e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale kompetente dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentat duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga një përkthyes i betuar (në alternativë, përkthimi mund t’i kërkohet Konsullatës së Përgjithshme).
Ndërsa dokumentat universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, nga një përkthyes i betuar (në alternativë, përkthimi mund ti kërkohet Konsullatës së Përgjithshme).
***********************


4. Çertifikata e njohjes së gjuhës italiane, (nëse zotërohet origjinali dhe fotokopja) të paktën në nivelin B2 lëshuar nga Universitetit për Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, nga Universiteti për të Huajt jo shtetëror i njohur zyrtarisht Dante Alighieri I Reggio Calbria-s  ose nga Shoqata Dante Alighieri në marrëveshje me Institutin Italian të Kulturës apo nga subjekte të tjera që kanë organizuar kurse apo çertifikata/diploma të njohura për kalimin e provimit të njohjes së gjuhës italiane. Për këtë qëllim ftohen studentët të lexojnë me kujdes:

– paragrafin I.10 të kapitullit 1: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/1-1.html
– paragrafin 4 të kapitullit 3: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/3.html

[Për para-regjistrimin në degët e studimeve që zhvillohen në gjuhë të ndryshme nga ajo italiane, studenti duhet të paraqesë një çertifikatë të barasvlershme të njohurisë së gjuhës së përdorur në atë degë].


5. Fotokopje e pasaportës.


6. 2 (dy) fotografi me ngjyra, format për dokument.


*****KUJDES*****
Kërkesat për para-regjistrim të studentëve që në momentin e paraqitjes së kërkesës në kurset e ciklit të parë dhe për kurset e ciklit të dytë (Laurea e Laurea Magistrale a ciclo unico) ndjekin vitin e fundit të shkollimit dhe duhet të japin ende provimet përfundimtare ose provimin e veçantë me zgjedhje, do të pranohen me rezervë. Konsullata e Përgjithshme, me qëllim që të zgjidhë çështjen e rezervës së sipërpërmendur, duhet të marrë titullin përfundimtar ose çertifikatën zëvendësuese konform ligjit.

Do të pranohen me rezervë kërkesat e kandidatëve që, në momentin e paraqitjes se kërkesës për para-regjistrim në kurset e diplomës së ciklit të dytë JO unik, duhet të japin provën përfundimtare ose, edhe pse kanë përfunduar studimet ende nuk e kanë marrë titullin përkatës. Edhe në këtë rast, Konsullata e Përgjithshme, me qëllim zgjidhjen e rezervës së sipërpërmendur, duhet të marrë titullin përfundimtar ose çertifikatën zëvendësuese konform ligjit.
*****************


*****************************************************************************************



FAZA II – DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS


Nga data 1 korrik deri në datën 1 gusht 2014
studentët që kanë paraqitur kërkesën për para-regjistrim brenda 30 qershorit 2014, duhet t’i paraqesin apo t’ia dërgojnë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, përmes Albanian Courier (Western Union), Dëftesa e Pjekurisë apo Diplomën e Universitetit (në rast regjistrimi në kurset e ciklit të dytë JO cikël unik) të apostiluar dhe të përkthyer (nëse nuk është dorëzuar më parë) dhe dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Konsullatë. Ata që dëshirojnë ta dorëzojnë personalisht dokumentacionin mund ta bëjnë pa marrë takim në oraret e hapjes për publikun, në periudhën e sipërtreguar.

Studentët duhet të ndjekin me vëmendje kalendarët e publikuar nga MIUR:

– kalendarin për procedurat e matrikullimit të zakonshëm në Universitete: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/calendar.html
– kalendarin për procedurat e matrikullimit në kurset e Diplomës dhe të Diplomës Magjistrale në bazë të programimit kombëtar provat e pranimit të cilët mbahen në prill 2014 në Universitete: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/calendar_AP_14.html
– kalendarin për procedurat e matrikullimit në Institucionet AFAM: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/calendar_afam.html


Dokumentat që duhet të dorëzohen apo dërgohen janë:

1) nëse nuk janë dorëzuar në momentin e kërkesës për para-regjistrim, Dëftesa e Pjekurisë dhe Çertifikata e notave (Diplomë e Maturës Shtetërore dhe Çertifikata e notave) ose Diploma Universitare të apostiluara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të përkthyer nga një përkthyes i betuar (në alternativë, përkthimi mund ti kërkohet Konsullatës së Përgjithshme).


2) Formulari për kërkesën e vizës, i plotësuar tërësisht dhe i firmosur, i shoqëruar nga një fotografi në format dokumenti.


3) Deklarata mbi të dhënat personale, e plotësuar tërësisht dhe e firmosur.


4) Pasaporta e vlefshme mbi 3 muaj pas skadimit të vizës së kërkuar + kopje e faqes së pasaportës me të dhënat personale.


5) Dokumentacioni që vërteton vendbanim të përshtatshëm në Itali (në dy kopje):
• në rast qëndrimi pranë personave privatë: deklaratë strehimi për 365 ditë nga momenti i lëshimit të vizës, me fotokopjen e një dokumenti identifikimi firmosur nga mikpritësi (nëse është qytetar i huaj: lejen e qëndrimit: (permesso di soggiorno) me faturën eventuale të rinovimit; nëse është qytetar italian: pasaportën ose kartën e identitetit);
• në rast qëndrimi pranë enteve, institucioneve, komuniteteve fetare: deklaratë strehimi nga enti ftues, me kopjen e një dokumenti identifikues firmosur nga përfaqësuesi ligjor i entit mikpritës;
• në rast qëndrimi në hotel etj.: vërtetimi i prenotimit të bërë për të paktën një muaj qëndrim dhe faturë pagese të 30% të shumës së shpenzimit përkatës.


6) Sigurim shëndetësor për udhëtim i vlefshëm deri më 31/01/2015 (në dy kopje) për kura mjekësore dhe shtrim në spital. Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se për lëshimin e vizës për studime universitare, nevojitet një policë sigurimi shëndetësor që nuk duhet të përmbajë kufizime ose përjashtime përsa i përket tarifave të përcaktuara për një shtrim spitalor urgjent për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit në Itali. I kujtojmë studentëve të interesuar se nëse mund të hasin probleme në marrjen e një sigurimi të këtij lloji pranë agjencive shqiptare (shpesh mbrojtja e sigurimit lidhur në Shqipëri përjashton disa sëmundje), mund t’i drejtohen edhe Shoqërive të sigurimeve italiane, që shpesh herë lejojnë lidhjen e policave edhe jashtë shtetit. Mes të tjerash, bëhet me dije se Shoqëria INA/Assitalia ka lidhur një marrëveshje të posaçme me Ministrinë e Shëndetësisë së Italisë për mbulimin e sigurimit të studentëve të huaj në Itali (për informacione mbi policën INA/Assitalia, kontaktoni në numrin 0039 06 3611676; për informacione mbi policat që ofrohen nga shoqëri të tjera sigurimi italian, konsultoni faqet përkatëse në internet). Në rast Entesh apo shoqërish të tjera të ndryshme nga I.N.A. polica duhet të shoqërohet nga një deklaratë e Entit sigurues që specifikon mungesën e kufizimeve apo përjashtimeve nga tarifa e parashikuara për shtrimin spitalor urgjent për gjithë kohëzgjatjen e tij.


7) Vërtetim Bankar: deklaratë origjinale nga një Bankë që të vërtetojë derdhjen e pakthyeshme në favor të vetë studentit, me vlerë 5.818,93 euro. Banka duhet të deklarojë transferimin e kësaj depozite pranë një banke në Itali. Shuma e depozituar mund të zhbllokohet vetëm: 1) në rast se Konsullata e Përgjithshme e Italisë deklaron refuzimin e vizës; 2) në rast të tërheqjes së kërkesës për vizë nga ana e të interesuarit, konfirmuar nga vetë Konsullata.
Mjetet ekonomike të jetesës për qëndrimin e parashikuar në Itali, për një shumë vjetore prej 5.818,93 eurosh, nuk mund të provohen nëpërmjet paraqitjes së një garancie bankare (fidejussione bancaria) apo të një police bankare (polizza fideiussoria).


8)
Nëse zotërohet, me qëllim regjistrimin në degët që zhvillohen në gjuhën italiane, dokumentacioni që dëshmon njohjen e duhur të gjuhës italiane, nëse nuk është dorëzuar në momentin e para-regjistrimit (faza 1- pika 4).

Pas verifikimit të kërkesave të parashikuara nga normativa dhe pas marrjes së konfirmimit të pranimit nga ana e Universiteteve italiane, ose të institucionit të formimit të lartë artistik, muzikor dhe koral  Konsullata do të lëshojë vizën e hyrjes për motive STUDIMI “Regjistrim në Universitet (tipi D “kombëtare”).

Pasaporta me vizën do t’u kthehet të interesuarve nëpërmjet korrierit  Albanian Courier (Western Union), së bashku me dokumentacionin (kërkesën për para-regjistrim, titullin e studimit, Deklaratën e Vlefshmërisë etj…) që studentët duhet t’i paraqesin në origjinal pranë Universitetit  apo institucionit në Itali. [Dokumentat NUK i dërgohen Universiteteve apo AFAM-it nga Konsullata e Përgjithshme, por DUHET të dorëzohen direkt nga studenti në Universitet apo në Institucion gjatë përfundimit të procedurave të regjistrimit, sipas mënyrave dhe afateve të përcaktuar nga ata]. Për ridorëzimin e pasaportave dhe dokumentave studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 300 lekësh (me TVSH) nëse banojnë në Vlorë, apo 480 lekë (me TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera.     

 
KUJDES: Lëshimi i vizës nuk nënkupton konfirmimin automatik të pranimit të para-regjistrimit nga universiteti apo Institucioni i përzgjedhur. Për informacione të mëtejshme mbi pranimin, ftohen studentët t’i drejtohen drejtpërsëdrejti këtyre të fundit.

Viza e hyrjes lëshuar për motive STUDIMI “Regjistrim në Universitet” [STUDIO / “Immatricolazione Università”] përbën një titull unik të vlefshëm për kryerjen e procedurave që kanë të bëjnë me regjistrimin. Megjithatë, lëshimi i vizës së STUDIMIT “për regjistrim në universitet” bëhet vetëm për regjistrimin në një degë të universitetit me cikël tre vjeçar apo të diplomës magjistrale (ose të një kursi diplome akademike i cili kryhet pranë Institucioneve për formimin e lartë artistik, muzikor dhe koral); në asnjë rast nuk parashikohet lëshimi i kësaj tipologjie vize për regjistrime në vitet akademike që pasojnë matrikullimin fillestar, si dhe nuk është e mundur të lëshohen viza hyrëse për studentët e regjistruar më parë e që janë në pritje të lëshimit të lejes së parë të qëndrimit duke qenë se kjo nuk parashikohet nga normativa në fuqi.


********************************************************************************************


FAZA III  – PLOTËSIM I KUSHTEVE NË MOMENTIN E MBËRRITJES NË ITALI


8 ditë pas mbërritjes në Itali me një vizë të tipit D “kombëtare” për STUDIM (Regjistrim në Universitet) kandidatët duhet të bëjnë kërkesë për leje qëndrimi për STUDIM (Universitet) në Kuesturën kompetente të qytetit në të cilin do të banojnë. Informacione të mëtejshme mbi procedurën mund të gjeni në faqen e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/1-1.html (në veçanti, vini re paragrafin I.6.



*********KUJDES**********
Informacionet e mësipërme janë të vlefshme vetëm për qarkun konsullor të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë.
Ata që banojnë në qytete të tjera janë të lutur t’i drejtohen Ambasadës së Italisë në Tiranë
************************

PARA SE TË PARAQESIN KËRKESË, STUDENTËT DUHET TË LEXOJNË ME KUJDES UDHËZIMET E PUBLIKUARA NË FAQEN E INTERNETIT http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri qoftë sa i përket para-regjistrimeve në universitete ashtu edhe përsa i përket para-regjistrimeve në institucionet për formimin e lartë artistik, muzikor e koral.