LAJMËRIM
Ministria e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit të Republikës Italiane (MIUR) ka publikuar on line Dekretin Ministror (D.M. datë 5 shkurt 2014 n. 85 dhe anekset e tij) që parashikon, për vitin akademik 2014/2015, fillimin më herët të kalendarit, mënyrave dhe përmbajtjen e provimeve të pranimit në degët me numër të mbyllur në nivel kombëtar në Mjekësi dhe Kirurgji, Stomatologji dhe Proteza Dentare, Mjekësi veterinare dhe Arkitekturë.
Përmbajtjen dhe kalendarin i provimeve të këtyre degëve mund t’i gjeni në adresën: http://hubmiur.pubblica.istruzione.it/web/universita/accesso-corsi-a-numero-programmato
Risia e paraqitur nga MIUR këtë vit ka të bëjë me afrimin e datës së provimeve të pranimit në Universitetet italiane në degët e lartëpërmendura më numër të mbyllur në gjuhën italiane dhe provimet IMAT në gjuhën angleze (Internacional Medical Admissions Test).
DEGËT ME NUMËR TË PROGRAMUAR PROVIMET E GJUHËS DHE TË PRANIMIT TË TË CILAVE DO TË ZHVILLOHEN NË PRILL
– nga data 12 shkurt deri më datë 11 mars 2014 MIUR do të aktivizojë në faqen internet www.universitaly.it procedurën e detyrueshme të regjistrimit në provimet e pranimit, në ngarkim të kandidatit;
– më datë 7 prill 2014 do të mbahen provimet e gjuhës italiane pranë Universiteteve italiane; kandidatët të cilët kanë certifikata të njohjes së gjuhës, sipas listës në dispozitat e MIUR (pjesa e parë, kap. 1, p. I.10) dhe që japin të drejtën për të mos dhënë provimin mbi bazën e dispozitave në fuqi, duhet t’i paraqesin direkt pranë Universiteteve para datës së provimit. Një tjetër njoftim mbi këtë pikë do të publikohet nga MIUR edhe në faqen e Universitaly;
– nga data 8 prill deri më 10 prill 2014 do të zhvillohen provimet e pranimit për degët respektive, sipas kalendarit të publikuar;
– më datë 29 prill 2014 do të bëhet provimi “Internacional Medical Admissions Test (IMAT)” për pranimin në degët e Mjekësisë në gjuhën angleze. Për këtë provim, edhe për këtë vit MIUR përdor marrëveshjen e nënshkruar me Cambridge Assessment Group, falë së cilës studentët e huaj që dëshirojnë të regjistrohen në njërin nga universitet që kanë aktivizuar degët e mjekësisë në gjuhën angleze, mund të zhvillojnë provimet e pranimit si pranë universiteteve italiane, ashtu edhe në ato të huaja. Modalitetet, përmbajtja, prova e pranimit dhe vendet në dispozicion për këto degë në gjuhën angleze do të publikohen në faqet institucionale në ditët në vijim nga MIUR me anë të një D.M.
Përditësime të mëtejshme do të publikohen edhe në faqen e internet të kësaj Konsullate të Përgjithshme.
LËSHIMI I VIZAVE PËR PROVIMET E PRILLIT
Studentëve jo shqiptarë, që janë me banim të rregullt në Shqipëri, dhe që do të bëjnë provimet në muajin prill, mund t’u jepen viza afatshkurtra Schengen.
Për këtë qëllim përfaqësia duhet të kërkojë:
– kopje të certifikatës së regjistrimit nga faqja Universitaly (ky dokument është i domosdoshëm dhe u kërkohet të gjithë studentëve të huaj, pavarësisht nga detyrimi për vizë);
– vërtetim të frekuentimit të vitit të fundit të shkollës së mesme;
– dokumentacionin e zakonshëm për vizat afatshkurtra.