Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Çertifikim CELI – Sesion i Jashtëzakonshëm – 16 Qershor 2014

ÇERTIFIKIM CELI 1 – 2 – 3 – 4 – 5

SESION I JASHTËZAKONSHËM – 16 QERSHOR 2014


 


Regjistrimi për Celi 3 në këtë sesion të posaçëm i rezervohet:
– studentit që ka kaluar provën me shkrim apo provën me gojë në dy sesionet e fundit (nëntor 2013 dhe mars 2014) dhe regjistrohet në një kurs rekuperimi të detyrueshëm prej 30 (kush do të përsëritë provën me gojë) ose 45 orësh (kush do të përsëritë provën me shkrim);
– studentit që nuk ka mundur të regjistrohet në kohë për sesionin e marsit për shkaqe serioze e të dokumentuara dhe që vërteton se zotëron njohuri të përshtatshme të gjuhës italiane duke superuar një test orientimi të detyrueshëm (me shkrim dhe me gojë), përcaktues për t’u pranuar në provim.

Kandidatët të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një Universiteti italian mund të bëjnë një para-regjistrim me kusht pranë Konsullatave përkatëse, duke paraqitur mandatin e regjistrimit në sesionin e jashtëzakonshëm të qershorit.
Rezultatet e Sesionit të Jashtëzakonshëm CELI 3 do të komunikohen nga Universiteti i Perugia-s në kohë e duhur për kërkesën e vizës së studimit.
Për më shumë informacione kliko këtu