Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Workshop muzikor dhe konkurs “Zëra të rinj për Italinë”

“Zëra të rinj për Italinë” është titulli i konkursit muzikor organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, rezervuar kantautorëve apo grupeve të kantautorëve të rinj shqiptarë  në gjuhën italiane.  Në këtë konkurs të dedikuar të rinjve shqiptarë të shkollave të mesme  apo universiteteve të moshave nga 16 deri në 25 vjeç morën pjesë një numër i konsiderueshëm konkurrentësh.
Para konkursit u zhvillua një workshop dyditor në shkollat Naim Frashëri, Internacional dhe shkollën artistike Fier në datën 3 prill, dhe në shkollat Ali Demi e Perla më 4 prill, ku nxënësit e qyteteve Vlorë e Fier mundën të dëgjojnë nga afër dëshmitë e Andrea Maestrelli-t e Roberta Bonanno-s që kanë realizuar ëndrrën e tyre për të kënduar në skena të rëndësishme si “Amici” e “Sanremo Giovani”.