Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Zyrën e Kooperimit Shkollor të Ambasadës Italiane në Tiranë dhe me Konsullatën e Nderit të Italisë në Gjirokastër, organizoi nga data 24 deri më 29 mars projektin “Gjuha italiane nëpërmjet përallave”, kushtuar nxënësve të klasave të para të Programit Illiria të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
Ky projekt ka për qëllim përdorimin e metodës së tregimit të përallave dhe vjershave, përvojë e përbashkët për fëmijët e të gjitha kohërave dhe në të gjithë botën, si një përballje me njohjen dhe mësimin e gjuhës italiane.
Drejtuesi i laboratori “Gjuha italiane nëpërmjet përallave” është z. Antonio Errico, edukator i përkushtuar ndaj mësimdhënies, me përvojë në fushën e ndërtimit të figurave të animuara falë punës me profesionistë të këtij sektori (regjisorë, punonjës të teatrit të kukullave, aktore, ekspertë në ndërtimin e kukullave).