Më 7 maj, në Vlorë u mbajt Workshop-i mbi Sektorin e Turizmit, pjesë e Edicionit të Parë të Javës Italiane në Shqipëri. Workshop-i pati si objektiv prezantimin e mundësive të shumta që ofron Shqipëria në sektorët: energjitik, të turizmit, të industrisë përpunuese dhe të bujqësisë tek sipërmarrjet italiane.
Në këtë edicion morën pjesë rreth dyzetë sipërmarrje italiane të interesuara në sektorët e mësipërm.