Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Transferimi i Selisë së Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë bën me dije se pas më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh nga fillimi i detyrës së saj, ka transferuar zyrat në një Seli të re prestigjoze në shëtitoren “Lungomare” të Vlorës në Lagjen 10 Korriku, Rr. Murat Tërbaçi, e cila mund tu ofrojë qytetarëve shqiptarë dhe italianë një shërbim gjithnjë e më të kujdeshëm dhe efikas, por gjithashtu në respekt të normativave europiane.
N
umrat e telefonit do të mbeten të pandryshuar. Selia e re, përveç shërbimeve ndaj publikut dhe bashkëqytetarëve italianë, do të jetë në gjendje të mirëpresë aktorët e tjerë të Sistemit Itali në mënyrë që të shndërrohet në një pikë referimi për promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane, e markës “made in Italy” si dhe për mbështetjen e sipërmarrësve italianë në jugun e Shqipërisë.