Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Inaugurimi i ambjenteve të reja të Konsullatës Italiane në Vlorë

Më 13 prill 2016, Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo dhe Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio, inauguruan ambjentet e reja të Konsullatës Italiane në Vlorë, në prezencën e shumë autoriteteve italiane dhe shqiptare, kombëtare dhe lokale. Ceremonia e inaugurimit nisi me prerjen e shiritit nga Ambasadori Alberto Cutillo, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio, Ministri i Shteti për Punët Vendore Bledi Cuci si dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli. Mbrëmja vijoi me një prezantim të modeleve të markës italiane Rossorame të Bruno Simeone dhe Daniele del Genio. Në ambjentet e Konsullatës Italiane në Vlorë u alestua gjithashtu një eskspozitë e piktorit të ri dhe premtues nga Vlora, Arkond Canaj.