Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Udhëzime të përgjithshme për para – regjistrimet në Universitetet Italiane, për studentët shqiptarë banues në Qarkun Konsullor të Vlorës, për vitin akademik 2016/2017

PËRPARA SE TË PARAQESIN KËRKESËN, STUDENTËT, DUHET TË LEXOJNË ME VËMËNDJE UDHËZIMET E PUBLIKUARA NË SITIN http://www.universitaly.it përsa i përket para – regjistrimit në universitete si dhe përsa i përket para – regjistrimit në institucionet e formimit të lartë artistik, muzikor dhe atë të kërcimit.

Këto udhëzime kanë të bëjnë me përfundimin e proçedurave të regjistrimit në:
– degë studimi për diplomë Universitare të nivelit të parë (diplomë trevjeçare),
– degë studimi për diplomë të nivelit të dytë pas marrjes së diplomës së nivelit të parë (i cili ka një kohëzgjatje dyvjecare),
– degë studimi për diplomat me cikel unik (cikël pesëvjecar),
pranë Universiteteve italiane shtetërore dhe jo shtetërore të autorizuara të lëshojnë tituj me vlerë ligjore si dhe, kurset pranë Institucioneve italiane shtetërore për formimin e lartë artistik e muzikor si dhe ato jo shtetërore të cilat janë të autorizuara të lëshojne tituj me vlerë ligjore dhe Institucionet e autorizuara për lëshimin e titujve të formimit të lartë artistik, muzikor dhe atë të kercimit.

VINI RE! KURSET ME NUMËR TË PROGRAMUAR – Për të hyrë në degët universitare me numër të programuar kombëtar është e detyrueshme dhënia e provës së pranimit për:
– Degë studimi për diploma me cikël unik ose jo me cikël unik drejtpërdrejt të lidhura me formimin për Arkitekt;
– Degë studimi (Laurea Magistrale) për Mjekësi dhe Kirurgji;
– Degë studimi (Laurea Magistrale) për Odontroiatri dhe Proteza Dentare;
– Degë studimi (Laurea Magistrale) për Mjekësi Veterinere;
– Degë studimi për diploma me cikël unik ose jo me cikël unik drejtpërdrejt të lidhura me Profesionet Sanitare;
– Degë studimi (Laurea Magistrale) në Shkencat e Formimit Elementar.

Gjithashtu janë të detyrueshme provat për tu pranuar në degët e studimit të caktuara nga Universitetet, sipas normave në fuqi, ku datat e zhvillimit të tyre shpallen nga secili Universitet.

Regjistrimi për në provat e hyrjes në degët (laurea magistrale): mjekësi dhe kirurgji, mjekësi dhe kirurgji në gjuhën angleze në varësi të univeriteteve që e kanë të aktivizuar, odontoiatri dhe protezë dentare, mjekësi dhe veterinari, dhe për kurset e finalizuara për formimin e arkitektit, bëhet sipas procedurave të përshkruara ne sitin http://www.universitaly.it/ . Regjistrimi për të marrë pjesë në provë bëhet nga ana e studentit online dhe nuk është e varur nga procedurat paraprake të para – regjistrimit universitar pranë përfaqësive diplomatike konsullore, të cilat duhet të kryhen sipas mënyrave të përshkruara më poshtë, brenda dhe jo më tej afateve të vendosura në kalendar. Ftohen studentët të lexojnë me vëmendje paragrafet I.10 – 11 – 12 të kapitullit të parë: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/moduli/Circolare_2016_2017_MAE_MIUR.pdf

KUJDES!
Informacionet e mëposhtme janë të vlefshme vetëm për qarkun konsullor të Konsullatës së Përgjitheshme Italiane në Vlorë (Prefekturat e Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe Vlorës). Rezidentët që i përkasin rretheve të tjera janë të lutur ti drejtohen Ambasadës Italiane në Tiranë.

FAZA 1 – PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTRIMIN
Studentët shqiptarë (apo të huaj) që NUK zotërojnë nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian dhe janë banues të përhershëm të Prefekturave të Gjirokastrës, Beratit, Fierit e Vlorës (dhe NUK janë në zotërim të një leje qëndrimi të rregullt në Itali) të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane apo pranë një institucioni të formimit të lartë artistik, muzikor dhe kërcimi për vitin akademik 2016/2017 duhet të paraqiten pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme, brenda datës 7 korrik 2015, duke prenotuar takimin në faqen e internetit të Konsullatës së Përgjithshme (Prenoto takimin).

KUJDES!
Nxënësit e mitur duhet të shoqërohen nga të dy prindërit në momentin e paraqitjes së kërkesës për para-regjistrim.
Kujtojmë se në rastet në të cilat sistemi shkollor i vendit të tij i lejon nxënësit pranimin në shkollë në një moshë të vogël, me marrjen e titullit përfundimtar të studimit në moshë më të vogël sesa 18 vjeç, lejohet pranimi në kurset universitare me kushtin që kandidati në momentin e lëshimit të vizës për regjistrimin në Universitet të ketë mbushur të paktën 17 vjeç.

Dokumentacioni që duhet paraqitur është si vijon:
1. Kërkesa për pararegjistrim në Modelin “A” / Form “A” (versioni në gjuhën angleze për ata që duan të regjistrohen në një kurs që NUK zhvillohet në gjuhën italiane) plotësuar tërësisht në çdo
pjesë të tijën por i PA firmosur (origjinali + një kopje). [Për kurset AFAM të përdoret Modeli “A bis” / Form “A bis” ].
Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare (apo një kurs diplome akademike pranë institucioneve për formimin e lartë artistik muzikor dhe atë të kërcimit).
Për zgjedhjen e degës së studimit, sudenti duhet të konsultojë listën e degëve dhe kontingjentin përkatës të vendeve të caktuara nga çdo Universitet për vitin akademik 2016/2017 në faqen web të Ministrisë së Arsimit të Italisë.
– vende të rezervuara për studentët e huaj në Universitetet italiane: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/elenco2016/
– vende të rezervuara për studentët e huaj në Institucionet për Formimin e Lartë Artistik Muzikor e atë të Kërcimit (AFAM): http://afam.miur.it/studentistranieri/
2. Formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar me të dhënat personale por i PA firmosur (origjinali + fotokopja).
3. Dëftesa e Pjekurisë (e përfunduar pas një periudhe shkollore të paktën 12 vjeçare) dhe Çertifikata e Notave (Diplomë e Maturës Shtetërore dhe Çertifikatë e Notave) (origjinali + fotokopja). Studentët që kanë humbur këtë dokumentacion mund të paraqesin një Vërtetim zëvendësues me rezultatet e të gjitha viteve bashkë (Vërtetim).
Studentët që zotërojnë dëftesën e pjekurisë të marrë para vitit 2011 duhet të paraqesin edhe Çertifikatën e provimeve me zgjedhje ose, nëse kanë si qëllim ta marrin atë në verën e vitit 2015, një kopje të formularit A1Z të regjistrimit me provimet përkatëse, të vulosur nga shkolla.

Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit të shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e vitit 2015, do të paraqesin një kopje të formularit A1 me të cilin janë regjistruar në provimet përkatëse, vulosur nga shkolla. Këta nxënës duhet gjithësesi të dorrëzojnë pranë kësaj Konsullate të Përgjithshme dëftesën origjinale para lëshimit të vizës.
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë Laurea Magistrale, (psh. dyvjeçarin që pason kursin e diplomës trevjeçare) duhet të dorrëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe Diplomën universitare tashmë të marrë, listën e provimeve dhe programin e detajuar të të gjitha provimeve. Studentët e regjistruar në vitin e fundit që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2015, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, i cili tregon regjistrimin në vitin e fundit të kursit të studimit dhe provimet e kaluar me sukses. Këta studentë gjithashtu duhet të dorrëzojnë pranë Konsullatës së Përgjithshme kopjen konform të Diplomës së Shkollës së Lartë përpara lëshimit të vizës.

KUJDES!
Dokumentat në gjuhën shqipe duhet të legalizohen para se të paraqiten pranë Konsullatës.
Dokumentat e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale kompetente dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentat duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga një përkthyes i betuar. Ndërsa dokumentat universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, nga një përkthyes i betuar.

4. Vetëm nëse zotërohet, origjinali dhe fotokopja e çertifikatës së njohjes së gjuhës italiane të paktën e nivelit B2 lëshuar në bazë të sistemit te kualifikimit CLIQ (Vërtetimi Cilësor i Gjuhës Italiane) i cili bashkon entet aktuale të cilët lëshojne çertifikata (Universiteti për të Huajt i Perugia-s CELI, Universiteti për të Huajt i Siena-s CILS, Universiteti Roma 3, Shoqata Dante Alighieri) edhe ne bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë ose nga subjekte të tjera që kanë organizuar kurse (p.sh. Universiteti për të Huajt jo shtetëror i njohur zyrtarisht Dante Alighieri i Reggio Calabria-s) ose çertifikata/diploma të njohura për kalimin e provimit të njohjes së gjuhës italiane.
Për këtë qëllim ftohen studentët të lexojnë me kujdes paragrafin I.8 e I.9 të kapitullit 1:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/moduli/Circolare16_17_20Aprile.pdf
[Për para-regjistrimin në degët e studimeve që zhvillohen në gjuhë të ndryshme nga ajo italiane, studenti duhet të paraqesë një çertifikatë të barazvlefshme të njohurisë së gjuhës që do të përdoret në atë degë studimi].
5. Fotokopje e pasaportës.
6. 2 (dy) fotografi me ngjyra, format për dokument.
7. VEÇANËRISHT studentët që duan të marrin pjesë ne provat e pranimit në KURSET ME NUMËR TË PROGRAMUAR KOMBËTAR, duhet të kenë faturën, e shkarkuar nga portali http://www.universitaly.it/ , me kodin i cili vërteton regjistrimin e kërkesës së bërë nga ana e studentit.

Për informacione të tjera rreth procedurës së para-regjistrimit/lëshimit të vizave, ftohen studentët tëvizitojnë rregullisht këtë faqe interneti.