Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Festa e Evropës

Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tirane dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të taktateve të Romës dhe të Javës së Evropës organizon aktivitetet që vijojnë:

8 maj 2017 – Festa e Evropës dhe Ekspozita “Ever Closer Union”*. – Salla e Aktiviteteve në Konsullatën e Përgjithshme

Aktiviteti, në të cilin do të marrin pjesë shkollat e Programit Illiria, i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe me Komunitetin Radioteleviziv Italofon, nis me prezantimin e ekspozitës historiko-dokumentare “Ever Closer Union” dhe vijon me projektimin e filmimeve të shkurtër të realizuar nga nxënësit me temën “Ç’është Evropa”. Filmimet të cilët paraqesin idenë e tyre të Evropës, pritjet dhe modelet që synojnë të arrijnë do të vlerësohen nga një juri italo-shqiptare.

11 maj 2017 – Projektim i dokumentarit “Evropa para Evropës. Manifesti i Ventotenes” i Salvatore Braca e Teresa Tringalli. – Salla e Aktiviteteve në Konsullatën e Përgjithshme

Aktiviteti në të cilin do të jetë i pranishëm edhe regjizori Salvatore Braca është realizuar në bashkëpunim me Universitetin Ismail Qemali në Vlorë dhe Zyrën e EUIC në Vlorë. I ambientuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ventotene, dokumentari historik tregon historinë e Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni që mendojnë një të ardhme ndryshe, paqeje dhe bashkëpunim midis popujve. Kështu lindi Manifesti i Ventotenes: projekti për një Evropë të lirë dhe të bashkuar.
Regjizori vë në dukje se “qëllimi i këtij filmi dokumentar është të hedhë dritë mbi ngjarjet, e njohura dhe më pak të njohura që, nga gjeneza e Manifestit shoqërojnë historinë e Evropës deri në ditë tona. […] Përveç imazheve historike që do të përbëjnë të paktën 20% të tregimit, shumë pamje “janë” realizuar pikërisht në Ventotene, ishulli i vogël i kufizuar i cili ka luajtur një rol kryesor në ndërtimin e idesë së Evropës.”

* Ekspozita udhëtuese “Ever Closer Union” është kuruar nga Arkivat Historikë të Bashkimit Evropian dhe nga Instituti Universitar Europian dhe është promovuar nga Ambasada Italiane në Tiranë.

festa delleuropa