Gjatë ditës së sotme, me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës dhe të Javës së Evropës, në Konsullatën e Përgjithshme u zhvillua Dita e Evropës në prani të Znj. Loredana Cornero nga Komuniteti Radioteleviziv Italofon dhe të Znj. Lucia Cucciarelli, Drejtoreshë e Zyrës për Bashkëpunimin Shkollor pranë Ambasadës Italiane në Tiranë. Në aktivitet morën pjesë rreth 140 nxënës të shkollave:
Petro Nini Luarasi, Asim Vokshi, Pjeter Budi, Shkollë e Kuqe dhe Jeronim De Rada – Tiranë; Muhamer Janina e Kristaq Capo – Berat; Koto Hoxhi – Gjirokastër; Halim Xhelo, Rilindja dhe Teli Ndini – Vlorë, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.
Nxënësit të ndarë në grupe vizituan ekspozitën “Ever Closer Union” dhe Konsullatën e Përgjithshme.
Gjatë aktivitetit u projektua pjesa a parë e dokumentarit “Manifesti i Ventotenes” dhe më pas u ndoqën filmat e realizuar nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse.
Nxënësve iu dhuruan DVD dhe libra të publikimeve ERI-RAI. Interes i lartë u tregua për ekspozitën dhe vizitën e ambjenteve të Konsullatës së Përgjithshme, gjithashtu dhe pjesëmarrje e gjerë në temat e zhvilluara.