Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i Orkestrës Rinore Shqiptare – Dirigjent M˚ Stefano Bartolucci

Vlorë | Koncert i Orkestrës Rinore Shqiptare – Dirigjent M˚ Stefano Bartolucci Maeci
Krijimi i Orkestrës Rinore Shqiptare është rezultat i angazhimit dhe vullnetit të Pëllumb Vorpsit, Guido Corti-t dhe ish-studentit të tyre Arber Neziri. Projekti i një orkestre rinore, që mund të bashkojë dhe të formojë profesionalisht studentët e shumtë të muzikës që sot jetojnë në Ballkan, filloi në tetor të vitit 2010 me masterclasses mbajtur nga mësuesit e Shkollës së Muzikës Fiesole pas një përzgjedhje ku kanë marrë pjesë studentë të muzikës klasike nga Shqipëria dhe Ballkani.

Me rastin e festimeve të Njëqintvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 26 nëntor 2012 Orkestra Rinore Shqiptare, e shoqëruar nga disa muzikantë të Orkestrës Rinore Italiane, mbajti koncertin e saj të parë nën drejtimin e M° Aldo Ceccato.

Semestri i Presidencës Italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian u përurua më 1 korrik 2014 nga një koncert i Orkestrës Rinore Shqiptare dhe Italiane të udhëhequr nga M° Corti.

Programi:

G. Rossini (1792-1868)

Overture “Laraska hajdute”

Overture “Italjania në Algjeri”

Me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Gioachino Rossini dhe të Vitit rossinian

W. A. Mozart (1756-1791)

Koncert për korno dhe orkestër n. 3 in Mi bemolle maggiore K 447

L. Lugli (1957)

Danc Sinfonik

Premierë botërore

G. Legrenzi (1626-1690)

Basadonna, transkriptim për orkestër nga Bruno Maderna (1953)

O. Respighi (1879 – 1936)

Valle të vjetra dhe arie, 3. Suite