Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Java e XX-të e Gjuhës Italiane Nëpër Botë (19-25 Tetor 2020)

JAVA E XX-TË E GJUHËS ITALIANE NËPËR BOTË (19-25 TETOR 2020)
(Gjuha Italiane midis fjalës dhe imazhit: mbishkrime, ilustrime, stilizime)

Nisin sot në Vlorë manifestimet e Javës së xx-të të Gjuhës Italiane nëpër Botë, takim i pervitshëm që kremton edicionin e saj të njëzetë.

Edhe pse me vështirësitë e shkatuara nga emergjenca COVID-19, Konsullata e përgjithshme në Vlorë ka organizuar disa aktiitete (të cilat do të transmetohen në live streaming në faqen Facebook të Selisë).

Manifestimet, që edhe këtë vit janë nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës italiane, kanë temë “Gjuha Italiane midis fjalës dhe imazhit: mbishkrime, ilustrime, stilizime”.

Gjatë javës do të jetë e mundur të shkarkohet falas në formatin dixhital vellimi që Akademia e Crusca-s i ka dedikuar Javës së Gjuhës Italiane 2020, i realizuar në bashkëpunim me shtëpinë Botuese goWare nën kujdesin e Claudio Ciociola dhe Paolo d’Achille.

Vetëm studentëve shqiptarë pjesë e Memorandumit Illiria do t’u kushtohet “Prej-shenjash dhe fjalësh”: një program me pesë takime virtuale me ilustruesit më të njohur italianë, për të zbuluar interpretimin e tyre grafik të fjalëve veçanërisht evokuese të gjuhës sonë, i realizuar falë bashkëpunimit të Qendrës për librin dhe leximin të MiBACT me Universitetin e Padova-s.

Më poshtë programi i aktiviteteve

programma sli 202 alb