Me rastin e Festës së Republikës dhe të Javës së Italisë 2025 qyteti i Vlorës dhe Konsullata e Përgjithshme do të festojnë me koncertin e “Neri Per Caso”.
Për herë të parë, tridhjetë vite pas suksesit të madh me këngën “Le ragazze”, fituese e Festivalit të Sanremo 1995, grupi muzikor “Neri Per Caso” vjen në Vlorë me hitet më të njohura të Muzikës Italiane.
Ikonë e këngës a cappella në Itali, grupi muzikor “Neri Per Caso” është krijuar në Salerno më 1991. Shfaqja e parë në skenën e Aristonit ishte në 1994. Suksesi do të mbërrijë një vit më pas, në 1995, me këngën “Le ragazze”, qe behet titulli i albumit të parë. Albumi do të jetë gjashtë herë platin. Karriera merr fluturimin me albume të tjerë me artistë si Mango, Lucio Dalla, Gino Paoli, Claudio Baglioni, Loredana Bertè, Ornella Vanoni, Dolcenera, Mietta, Noemi, Giusy Ferreri, Alessandra Amoroso edhe – në versionin postuma – Mia Martini.
Më 14 shkurt 2025 bashkë me Massimo Ranieri grupi “Neri per Caso” këndojnë kengen Quando të Pino Daniele ne skenën e Sanremos
Ju presim të këndojmë dhe të festojmë së bashku
Sheshi i Lungomares në Vlorë
2 qershor në orën 20:00
Hyrja e lirë