Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

RREGULLA TË REJA PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE SHQIPTARE PËR TU PËRDORUR NË ITALI 

Sikurse dihet, në datën 26 maj 2011 mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë në fuqi Konventa e Hagës mbi Apostilen, falë së cilës dokumentet shqiptare që nevojitet të përdoren në Itali nuk duhet të legalizohen më pranë Përfaqësive diplomatike – konsullore italiane në Shqipëri.

Për t’i paraqitur pranë Autoriteteve italiane, dokumentet shqiptare duhet detyrimisht të përkthehen në gjuhën italiane. Përkthimet në gjuhën italiane të dokumenteve që duhet t’i paraqiten Autoriteteve italiane mund të kryhen VETËM nga:

• Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë;
• Instituti Italian i Kulturës në Tiranë;
Përkthyesit e betuar (që bëjnë pjesë në listën zyrtare të depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë shqiptare).

Publiku këshillohet që të MOS paraqesë përkthime të kryera nga profesionistë të tjerë (si p.sh. notere/ë që nuk bëjnë pjese në listën e Ministrisë së Drejtësisë), pasi këto përkthime nuk do të mund të pranohen.


Në vijim po pasqyrojmë një përmbledhje të proçedurave të reja që do të ndiqen nga kjo Konsullate e Përgjithshme për legalizimin/përkthimin e dokumenteve shqiptare që nevojitet të përdoren në Itali:

1. Dokumentet që nevojitet të përdoren në Itali para se gjithash duhet të pajisen me vulën e Apostiles nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare;

2. Të interesuarit duhet të marrin një takim për të paraqitur dokumentat, tashmë të vulosur me vulën “APOSTILLE”, pranë Zyrës konsullore. Për këtë qëllim është aktiv sistemi FALAS i prenotimit të takimeve nëpërmjet internetit. Për të hyrë në këtë shërbim të prenotimit on line klikoni mbi “Prenoto takimin” të seksionit më sipër “Në linjë me të interesuarin”.

3. Ditën e takimit, të interesuarit duhet të paraqesin dokumentet e pajisura me apostile.

 

Për të kontaktuar Zyrën e Legalizimeve mund të shkruani: legalizzazione.valona@esteri.it