Në datën 7 shkurt 2013 n Vlorë u zhvillua Konferenza e prezantimit të Shpalljes së parë të seleksionimit të projekt-propozimeve që mund të financohen në kuadër të iniciativës së konvertimit të borxhit e emërtuar “Italian Albanian Debt for Development SWAP Agreement (IADSA)”, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Njësinë teknike mbështetëse (TSU) të Komitetit të Menaxhimit të IADSA, i ngritur nga Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorit të Italisë në Tiranë.
Konferenca ilustroi Shpalljen, e cila u drejtohet Institucioneve publike shqiptare për financimin e projekteve në sektorin social, arsimor, shëndetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale në zonat vulnerabël dhe të marxhinalizuara të Vendit, dhe modalitetet e prezantimit të projekt-propozimeve.