Në datën 6 mars 2013 me rastin e Festës së Gruas Konsullata e Pëergjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Bashkinë e Vlorës prezantoi në Teatrin “Petro Marko” shfaqjen teatrale “Fjalët e Ritës” në homazh të shkencëtares së madhe Rita Levi Montalcini.
Frymëzuar nga autobiografia dhe letrat që Rita i dërgonte të emës dhe motrës binjake Paola-s nga Shtetet e Bashkuara, Valeria Patera ka shkruar së bashku me Andrea Grignolio, një spektakël për tu ndjekur me mendje, sy e veshë, dhe që paraqet idenë e lehtësisë dhe vitalitetit të shprehur nga figura e Rita Levi Montalcini-t.