Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PARA-RREGJISTRIMET UNIVERSITARE PER STUDENTET SHQIPTAR PER VITIN AKADEMIK 2013-2014

Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë komunikon për studentët e interesuar se kanë nisur procedurat e para-rregjistrimeve pranë Universiteteve italiane për vitin akademik 2013-2014.

Kërkesa për para-rregjistrim e shoqëruar nga dokumentet e nevojshme, do të paraqitet, pasi të merret takimi, në Konsullatën e Përgjithshme  personalisht nga studenti i interesuar nga data 21 mars deri në 21 qershor 2013.

Për të caktuar një takim studenti i interesuar duhet të rregjistrohet në shërbimin falas “Prenoto takimin” (linku i mësipërm gjendet në seksionin “Në linjë me të interesuarin”), të plotësoj procedurën e rregjistrimit dhe më pas të seleksionojë “Para-rregjistrimi universitar”, duke zgjedhur ditën në të cilën dëshiron të dorëzojë kërkesën e para-rregjistrimit.

Për çdo informacion mbi procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund të konsultoheni në adresën elektronike: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri