Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vizitë zyrtare e Ambasadorit Massimo Gaiani në Berat

Me rastin e përurimit të filialit të Bankës Intesa Sanpaolo në Berat, Albasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani në datën 1 mars 2013 u takua me autoritetet më të larta të qytetit të Beratit, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio dhe nga Korrespondenti Konsullor i sapo emëruar për Beratin Prof. Vladimir Cela.
Takimet me Kryetarin e Bashkisë Fadil Nasufi, me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Petrit Sinaj dhe në fund me Prefektin Hoxhaj u zhvilluan në një klimë kordiale dhe konstruktive. Nga ana e autoriteteve lokale u përmend raporti i shkëlqyer prej vitesh ndërmjet qytetit të rëndësishëm shqiptar, që bën pjesë në trashëgiminë botërore të Unesco-s, me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë.
Përurimi i filialit të Bankës Intesa Sanpaolo u zhvillua me sukses të madh publik në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm Alexander Resch, të Ambasadorit të Italisë Massimo Gaiani dhe të Kryetarit të Bashkisë Nasufi.
Më tej u krye një vizitë në një nga bizneset italiane më rëndësishme lokale, Center Shqiptare, që operon prej 15 vjetësh n fushën e letrës dhe është e specializuar në prodhimin e shoppers per firma të rëndësishme të modës italiane dhe të huaj.

Visite_ufficiali_berat

Inaugurazione_Intesa_Sanpaolo_Berat